“Historitë e jetëve tona” filmi i shfaqur ne Qendrën Rinore Tiranë nga Ambasada Pink dhe OMSA

Ambasada Pink dhe Open Mind Spectrum Albania (OMSA) në kuadër të javës të të Drejtave të Njeriut, shfaqen filmin me titull “Historitë e jetëve tona”, tek Qendra Rinore në rrugën e Kavajës. Filmi sjell historitë e disa të rinjve afrikanë me orientime të ndryshme seksuale dhe vështirësitë sociale që kalojnë për shkak të këtyre orientimeve.

Të rinjtë që panë filmin, morën pjsesë më pas në diskutime rreth tij. Ata diskutuan për të drejtat e komunitetit LGBT, se si paragjykime për këtë komunitet ekzistojnë ende në Shqipëri, megjithatë krahasuar me situatën në Afrikë nuk mund të thuhet se është e njëjta.

Në Uganda, atje ku është realizuar edhe filmi, ciftet me të njëjtën gjini, të cilët jetojnë së bashku, burgosen dhe përndiqen nga shoqëria. Të rinjtë në Shqipëri janë ndërgjegjësuar mbi avancimin e  të drejtave të komunitetit LGBT, megjithatë vendi ynë ka akoma sfida të mëdha përpara.

Mbështetësit Dhe Partnerët