“Unë dashuroj si gjithë të tjerët”- Shën Valentini në PINK

Ditën e Shën Valentinit komuniteti LGBT mblidhet tek Ambasada PINK për të kremtuar ditën e dashurisë. Dhe pse Tirana ofron shumë zgjedhje dhe mundësi ditën e Shën Valentinit, djemtë dhe vajzat e komuniteti LGBT zgjodhën ambjentet e Ambasadës PINK për të diskutuar mbi dashurinë.

Shën Valentinit është një ditë në të cilën kremtohet dashuria dhe të gjithë të dashuruarit i blejnë dhurata, lule njëri-tjetrit dhe dita mbushet plot me detaje të bukura. Dhe në tregimet tona në PINK nuk munguan detajet romantike si lulet, apo poezitë apo format e dashurisë në hapsirat virtuale si në kohë moderne që jemi. Por në disa raste nuk munguan dhe notat e trishtimit dhe nuk vinin për shkak të dhimbjeve të zemrës nga dashuria.

Mes miqsh, muzikës së mirë dhe një koktej modest u rikujtuan motot e PINK, “Këtu ti je Ambasador/e” dhe “Unë dashuroj si gjithë të tjerët”. Disa nga të rinjtë do ndjeheshin të pasigurtë për ta shprehur dashurinë e tyre hapur në sy të të gjithëve, apo në ambjente ku ka shumë njerëz, si mund të bënte një bashkëmoshatar/e tjetër. Si mund të reagonin kalimtarët, si do shikonin njerëzit? Nuk kërkojnë guxim për tu përballur, por ditën e dashurisë kur jeni vetëm ju dhe personi që dashuroni, nuk besoj se dikush do të donte shikime të habitura, njerëz që bëjnë komente jo të këndëshme dhe gjëra të tilla që prishin humorin e Shën Valentinit. Por, humori i festës nuk u prish aspak, dhe mbas bisedave në PINK u shpërndamë në jetën e natës që ofroi Tirana apo në tavolina të tjera ku vazhduan bisedimet për dashurinë.

Legjenda e Shën Valentinti thotë që Valentini ishte një prift që pagëzoi martesat e paligjshme kundër urdhërave që kishte marrë. Ai sakrifikoi veten dhe i dha përparësi dashurisë. Bota e kujton emrin e tij çdo 14 shkurt duke kremtuar dashurinë në emër të Shën Valentinit. Mesa duket, Valentini e kishte kuptura që dashuria nuk njeh ligje, shtete, por vetëm dashuron.

Nën shembullin e mirë të Shën Valentinit, ju ftojmë me mendje pak më të hapur të dashuroni dhe të lini të dashurojnë.

Mbështetësit Dhe Partnerët