AMBASADA PINK I PREZANTON PARTIVE POLITIKE MANIFESTIN PËR TË DREJTAT LGBTI NË SHQIPËRI

Tiranë, 13 Qershor 2017 – Ambasada PINK, një ndër organizatat kryesore që punon për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri, filloi sot serinë e takimeve me partite politike në vend, për t’ju dorëzuar dhe prezatuar atyre “Manifestin për të Drejtat LGBTI në Shqipëri”.

Këto takime ndërmerren në kuadër të angazhimit të komunitetit LGBTI gjatë Zgjedhjeve Parlamentare të 25 Qershorit 2017, për të avokuar me partite politike për përfshirjen e prioriteteve të komunitetit LGBTI në programet e tyre elektorale.

Manifesti ju dorëzua sot zyrtarisht znj. Mimoza Hafizi- nënkryetare e LIBRA si dhe znj. Flogerta Beshiraj- kryetare e Lëvizjes Rinore LIBRA. Në këtë takim u prezantuan pikat kryesore të Manifestit, duke kërkuar përfshirjen e tyre në programin elektoral të kësaj partie me qëllim adresimin e tyre në Kuvendin e ardhshëm.

Ambasada Pink mori mbështetjen e znj. Hafizi, ku garantoi që LIBRA do të angazhohet për përfshirjen e këtyre pikave në programin e tyre, duke theksuar që LIBRA është një parti progresiste dhe lirite dhe te drejtat themelore të njeriut duhen respektuar dhe garantuar.

Turi i takimeve të prezantimit të Manifestit për të Drejtat LGBTI do të vazhdojë në ditët në vijim, me partite kryesorenë vend si PS, PD, PDIU, PR, PBDNJ, etj, për t’i bërë aleatë me kërkesat dhe kauzën tonë për çështjen LGBTI. 

Mbështetësit Dhe Partnerët