AMBASADA PINK I PREZANTON PARTIVE POLITIKE MANIFESTIN PËR TË DREJTAT LGBTI NË SHQIPËRI

Tiranë, 20 Qershor 2017 – Ambasada PINK, një ndër organizatat kryesore që punon për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri, ka vijuar me serinë e takimeve me partite politike në vend, për t’ju dorëzuar dhe prezatuar atyre “Manifestin për të Drejtat LGBTI në Shqipëri”.

Këto takime ndërmerren në kuadër të angazhimit të komunitetit LGBTI gjatë Zgjedhjeve Parlamentare të 25 Qershorit 2017, për të avokuar me partite politike për përfshirjen e prioriteteve të komunitetit LGBTI në programet e tyre elektorale.

Manifesti ju dorëzua sot zyrtarisht z. Thoma Melo- kryetar i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut për Tiranën si dhe z. Vangjel Stavro- kryetar i forumit rinor të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Në këtë takim u prezantuan pikat kryesore të Manifestit, duke kërkuar përfshirjen e tyre në programin elektoral të kësaj partie me qëllim adresimin e tyre në Kuvendin e ardhshëm.

Ambasada Pink mori mbështetjen e z. Melo, ku garantoi që Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut do të angazhohet për përfshirjen e këtyre pikave në programin e tyre, duke shtuar që si parti në thelb ka pikërisht garantimin e të drejtave dhe liritë themelore të njeriut dhe në një shtet demokratik cdo e drejte duhet respektuar.

Turi i takimeve të prezantimit të Manifestit për të Drejtat LGBTI do të vazhdojë në ditët në vijim, me partite kryesore në vend për t’i bërë aleatë me kërkesat dhe kauzën tonë për çështjen LGBTI.

Mbështetësit Dhe Partnerët