Ambasada PINK kualifikohet në Festivalin e Filmit Italian

18 Qershor 2012-Në datën 24 Qershor 2012, Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri do të marrë pjesë në edicionin e 26-të të Mix Festival Milano. I organizuar nga Centro di Iniziativa Gay, Komiteti Arcigay Milano ONLUS dhe i mbështetur nga Fundamental Rights and Citizenship Program i Bashkimit Europian, festivali mirëpret shtatë filmat e kualifikuar ndër të cilët edhe atë me realizim shqiptar.

Projekti i quajtur RAINBOW (Rights against Intolerance: Building an Open-Minded World) synon të promovojë tolerancën dhe të drejtat e fëmijëve dhe të rinjve LGBT në mjediset e shkollave dhe ato sociale. Kjo është gjithashtu një mënyrë për të shfaqur realizime artistike të suksesshme dhe për të krijuar rrjete miqsh dhe kontaktesh mes grupeve të ndryshme nga e gjithë Europa. Një nga kërkesat e festivalit ka qenë që filmat të realizoheshin nga të rinj të grupmoshës 15-30 vjeç me qëllim promovimin e krijimtarisë artistike mes grupeve të reja LGBT.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri, punoi disa javë për realizimin e filmit Unë jam vetvetja “I am myself” me realizim të Artan Karolit dhe bashkëpunimin e disa vajzave dhe djemve, vullnetarë pranë organizatës. Filmi e pati premierën në Tiranë, në datën 17 Maj 2012, pranë Akademisë së Filmit dhe Multimedias Marubi.

Filmi përshkruan ndjesitë e një djali të ri, teksa kalon javë dhe muaj mës murreve të shkollës, shikimeve të bashkëmoshatarëve dhe presionit për të qenë si gjithë të tjerët. 

Mbështetësit Dhe Partnerët