Ambasada PINK nënshkruan letren e mirëseardhjes për Këshillarin e cvështjeve LGBT në Bankën Botërore

Tiranë 8 Dhjetor 2015 – Ambasada PINK iu bashkua sot më shumë se 20 organinizatave LGBT dhe të të drejtave të njeriut nga e gjithë bota, të cilat i dërguan një letër mirëseardhjeje këshilltarit special për të drejtat LGBT në Bankën Botërore me qendër në ëashington. 

Që prej tre vjetësh Ambasada PINK është bërë pjesë e përpjekjes globale për të kërkuar që Banka Botërore të miratojë një politikë të saj për respektimin  dhe garantimin e barazisë Gjinore dhe të drejtave LGBT në të gjitha projektet dhe investimet e saj. Vetëm para pak ditësh Banka Botërore dhe Bordi i saj I drejtorëve caktuan Clif Cortez si një këshilltar të posacëm për këtë cështje. Bashkangjitur do të gjeni në versionin anglisht drejtuar atij.
 
Për më shumë info për këtë cështje, gjithmomë mund të lidheni me Ambasadën PINK me e-mail: [email protected]
 

Mbështetësit Dhe Partnerët