Ambasada PINK pjesë e Bordit Rinor Këshillimor pranë Këshillit Bashkiak të Tiranës

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri si anëtare e Lidershipit të të Rinjve të Tiranës, rrjet organizatash jo-qeveritare dhe forumesh politike  për të rinjtë, bëhët pjesë e Bordit Rinor Këshillimor pranë Këshillit Bashkiak Tiranë.

Në datën 24 Tetor u nënshkrua edhe akti i themelimit të këtij Bordi pranë Këshillit Bashkiak, me pjesëmarrjen e plot 33 organizatave të cilat do të jenë pjesë e strukturës këshilluese. Bordi i ri do të mundësoje rritjen e përfaqësimit të të rinjve të Tiranës në nivel lokal në të gjitha fazat e vendim-marrjes dhe hartimit të politikave për të rinjtë.