Ambasada PINK prezanton çështjen LGBT për Korpusin e Paqes në Shqipëri

9 Dhjetor 2014 – Përfaqësues të Ambasadës PINK prezantuan tematikën LGBT në një trajnim me të njëjtën temë për stafin e Korpusit të Paqes në Shqipëri. Ky i fundit është një shërbim ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili dërgon vullnetarë në çdo vend të botës, për të ofruar ndihmën dhe mbështetjen e tyre, prezantuar kulturën amerikane dhe njohur më mire kulturat dhe traditat e vendeve mikpritëse.

Së fundmi Korpusi i Paqes parashikon që në rradhët e saj të ketë edhe çifte gay dhe lezbike. Në këtë kuadër organizata po zhvillon një sërë aktivitetesh trajnuese në vendet ku do të vendosen këta vullnetarë. Trajnimi në Tiranë konsistonte në njohjen e tematikës LGBT. Në këtë kuadër dy përfaqësues të PINK prezantuan situatën e komunitetit, lëvizjen gjithashtu edhe disa nga sfidat dhe paragjykimet me të cilat përballen çiftet e të njëjtit seks në vend.  

Trajnimi shërbeu për të njohur tematikën LGBT në kontekstin kulturor shqiptar, për të vlerësuar llojet e diskriminimit me të cilat përballet ky komunitet, shërbimet që ofrohen, qëndrimet e politikës, komunitteve fetare dhe medias etj.

Nga ky trajnim përfituan jo vetëm vullnetarët e rinj amerikanë por gjithashtu edhe një pjesë shumë e mirë e stafit shqiptar të Korpusit të Paqes të cilët dhanë një kontribut shumë pozitiv në zhvillimin e debatit dhe identifikimin e problematikave.

PINK dëshiron të falenderojë Korpusin e Paqes në Shqipëri për mundësinë që të prezantojnë tematikën LGBT si dhe për integrimin e këtij komuniteti në rradhët e tyre. 

Mbështetësit Dhe Partnerët