AMBASADA PINK PREZANTON ÇËSHTJEN LGBT PËR KORPUSIN E PAQES NË SHQIPËRI

25 Janar 2016, Tiranë – Përfaqësues të Ambasadës PINK prezantuan tematikën LGBT në një trajnim me të njëjtën temë për stafin e Korpusit të Paqes në Shqipëri. Ky i fundit është një shërbim ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili dërgon vullnetarë në çdo vend të botës, për të ofruar ndihmën dhe mbështetjen e tyre, prezantuar kulturën amerikane dhe njohur më mire kulturat dhe traditat e vendeve mikpritëse.

Trajnimi në Tiranë konsistonte në njohjen e tematikës LGBT. Në këtë kuadër dy përfaqësues të PINK prezantuan situatën e komunitetit, lëvizjen gjithashtu edhe disa nga sfidat dhe paragjykimet me të cilat përballen çiftet e të njëjtit seks në vend.  

Trajnimi shërbeu për të njohur tematikën LGBT në kontekstin kulturor shqiptar, për të prezantuar Festivalin e Diversitetit, Paradat e Krenarisë qëndrimet e politikës, komunitteve fetare dhe medias etj.

PINK dëshiron të falenderojë Korpusin e Paqes në Shqipëri për mundësinë që të prezantojnë tematikën LGBT si dhe për integrimin e këtij komuniteti në rradhët e tyre. 

Mbështetësit Dhe Partnerët