Ambasada PINK prezanton Raportin e Monitorimin të Planit Kombëtar të Veprimit për personat LGBTI në Shqipëri

Në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Ambasada PINK vlerësoi 30 personat e vitit për të drejtat LGBTI

Tiranë, 17 Maj 2018 – Ambasada PINK prezantoi sot publikisht gjetjet e Raportit të përbashkët të Monitorimit të Planit Kombëtar të Veprimit për personat LGBTI në Shqipëri. Ky raport i përgatitur në bashkëpunim me institucionet shqiptare, Ministria e Shëndëtësisë dhe Mbrojtjes Sociale sjell një tablo të të gjithë situatës në të cilën ndodhen personat LGBTI në Shqipëri si dhe se si kanë vepruar intitucionet shtetërore.

Ky raport ka si qëllim kryesor, përmirësimin e kuadrit ligjor dhe institucional, si dhe rritjen e ndërgjegjësimit për mosdiskriminimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave LGBTI në përputhje me standardet ndërkombëtare. Gjithashtu ai kërkon të eleminojë të gjitha format e diskriminimit ndaj komunitetit LGBTI dhe të përmirësojë aksesin në shërbimet e punësimit, edukimit, shëndetësisë, strehimit dhe sporteve për personat LGBTI, duke garantuar mundësi dhe të drejta të barabarta.

Shqipëria edhe pse ka bërë hapa përpara në këto vite në politikat përkundrejt personave LGBTI, vijon të mbetet ende larg respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.  Në raport i PNUD i vitit 2017, "Të jesh LGBTI në Evropën Lindore - Shqipëria" tregoi se qëndrimet publike ndaj personave LGBTI ende janë më së shumti jo tolerantë. Në Shqipëri 92 përqind e të anketuarve deklaruan se nuk do të bashkëveprojnë me njerëzit LGBTI, 48% e të anketuarve besojnë se homoseksualiteti është sëmundje dhe gjysma e të anketuarve besojnë se homoseksualiteti është imponuar nga Perëndimi.

Nga Ambasada PINK, z. Altin Hazizaj nënvizoi ndër të tjera se  “Raporti i Monitorimit tregoi se pavarësisht se Shqipëria ka bërë hapa seriozë përpara, ka ende shumë fusha ku Qeveria dhe institucionet e saj duhet të fuqizojnë punën e tyre! Shëndeti, arsimimi dhe ëet mbeten ndër fushat më problematike, ku kërkohet edhe një ndërhyrje sa më e shpejtë.”

Në aktivitetin e sotëm u shpallën edhe 30 Personat e Vitit, të cilët vijnë nga Parlamenti Shqiptar, zyrtarë publike, përfaqësues të insitucioneve lokale, atyre të pavarura dhe organizatave të ndryshme shqiptare dhe të huaja. “Vlerësimi Kombëtar” iu dha të gjithë atyre që përgjatë kësaj kohe janë angazhuar duke dhënë ndihmesën e tyre në rrugën e gjatë të mbrojtes së të drejtave për personat LGBTI në Shqipëri. 

Mbështetësit Dhe Partnerët