Ambasada PINK Shqipëri prezanton 30 personazhet e vitit 2014

Personazhet që kanë mbështetur publikisht kauzën LGBT

Për vitin 2014, PINK / LGBT Pro në konsultim me komunitetin LGBTI dhe persona që punojnë për këtë kauzë në vendin tonë kanë vendosur të prezantojnë një listë me personazhe publikë dhe jo publikë të cilët përmes punës së tyre, profesioneve që ushtrojnë, aktivizmit dhe angazhimit kanë dhënë një mbështetje në rritjen e ndërgjegjësimit të opinionit publik për kauzën LGBT.

Kjo listë nuk është shterruese, dhe ne jemi të vetëdijshëm që shumë njerëz, të njohur ose jo për publikun, kanë dhënë dhe do të japin mbështetje për më shumë barazi, respekt dhe integrim të personave LGBTI në shoqërinë shqiptare. Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se mbështetja më e madhe dhe e rëndësishme për çdo person LGBTI vjen nga nënat, baballarët, motrat, vëllezërit, shokët, shoqet, kolegët, mësuesit, mjekët etj në çdo çast e moment kur kjo ka qenë e nevojshme.

Gjithashtu, edhe vetë termi “mbështetje” është relativ. Nëse për disa personazhe publikë, si publiçsti dhe shkrimtari Mustafa Nano apo deputetja Vasilika Hysi kjo mbështetje nën-kupton një angazhim serioz në media apo politikë, për dikë tjetër kjo mbështetje mund të jetë  duke folur me miq e të njohur në mënyrë pozitive dhe mbështetëse për personat LGBT, duke kundërshtuar batuta homofobike mes shoqërisë, duke reaguar denjësisht ndaj një mesazhi fyes dhe ofendues kundër personave LGBTI në mediat sociale etj.

Një tjetër efekt i konstatuar gjerësisht tek mbështetësit e kauzës LGBTI janë sulmet dhe kritikat që ata kanë marrë nga njerëz të ndryshëm dhe rrethet e tyre shoqërore. Kjo tregon, se mbështetja nuk kërkon thjesht një mirëkuptim dhe dashamirësi, por kërkon gjithashtu kurajo dhe forcë nga njerëzit të cilët kanë dalë nga zonat e tyre të komfortit dhe kanë folur me zë dhe forcë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Disa nga personazhet e vendosur në këtë listë nuk janë domosdoshmërisht individë por mund të jetë edhe një institucion ose grup individësh që kanë dhënë mbështetje për kauzën LGBT.

Duke qenë të vetdijshëm se mbështetja ndaj kauzës LGBTI vjen nga drejtime të ndryshme dhe në forma të ndryshme, ne i kërkojmë ndjesë njerëzve që nuk e gjejnë veten në këtë listë. Nëse njihni personazhe të tjerë të cilët kanë dhënë kontribut në mbrojtje të personave LGBTI dhe të drejtave të tyre na shkruani në adresën: [email protected]

Për të pare listën e personazheve klikoni këtu.

Mbështetësit Dhe Partnerët