Ambasada PINK trajnon punonjësit publikë të Bashkisë dhe Njësive të Tiranës për përmirësimin e jetës LGBTI në Shqipëri

Tiranë, 9 Dhjetor 2015 - Ambasada PINK / LGBT Pro në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës zhvilloi pranë Sallës Metropol të Hotel Tirana International trajnimin një ditor “Konceptet LGBTI dhe Ofrimi i Shërbimeve Miqësore”.

Aktiviteti i cili zhvillohet në kuadër të iniciativës “Përmirësimi i jetës së personave LGBT në nivel lokal/komunitar” me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe u ndoq nga 25 përfaqësues të Bashkisë, përfaqësues të njësive administrative të qytetit, psikologë dhe punonjës socialë.

Trajnimi u nda në dy pjesë dhe u fokusua në njohjen e detajuar të koncepteve LGBTI, orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Pjesa e dytë shërbeu për të punuar në grupe dhe hartuar një draft plani masash për mbrojtjen e këtij komuniteti me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit, ofrimin e shërbimeve miqësore dhe mbrojtjen nga diskriminimi. 

Për disa prej tyre pyetjet kryesore ishin në lidhje me çështje të tilla si martesa, prindërimi etj. Në bazë të këtyre diskutimeve edhe trajnuesi shpjegoi çështje të tilla si principet e institucionit të martesës, modele të prindërimit etj.

Stafi i PINK falenderon Bashkinë Tiranë për bashkëpunimin në realizimin e këtij trajnimi dhe uron që aktivitete të tilla të mund të zhvillohen edhe në të ardhmen me pjesëmarrjen e sa më shumë grupeve dhe institucioneve publike dhe jo-publike.

Për më shume informacion kontaktoni në: [email protected]; Tel: 04 2265741

Mbështetësit Dhe Partnerët