Aydian Dowling, mashkulli trans që synon të dalë në kopertinën e “Men’s Health”

Djali trans Aydian Dowling mund të jetë në kopertinën e Nëntorit 2015 të revistës më të famshmë të sportit dhe fitnesit për meshkuj “Men’s Health”. Deri tani, modeli trans, i cili është shumë aktiv për rritjen e vizibilitetit dhe mbrojtjes së të drejtave të personave trans, është në vendin e parë të klasifikimit online. Ai ka 14 mijë vota më shumë se sa personi i pozicionuar në vendin e dytë.

27 vjeçari Dowling është trans dhe ka qenë gjithmonë shumë krenar për këtë. “Gjithë kjo mbështetje ka qenë fantastike. Nuk e prisja gjithë këtë mbështjetje, dhe jam shumë i lumtur që komuniteti më ka mbështetur, duke treguar se të gjithë bashkë mund tia dalim”. Më tej ai shtoi, duke thënë për personat trans “Ne ekzistojmë dhe duhet që shoqëria të na njohë se kush jemi”.

Revista Men’s Health ka një mekanizëm votimi përmes të cilit seleksionon meshkuj të suksesshëm të cilët janë të stërvitur fizikisht, kanë një jetë të shëndetshme, janë zemërgjerë dhe kanë sukses në punën dhe karrierën e tyre.

Në vite, kopertina e Men’s Health ka qenë një mënyrë për të promovuar djem të talentuar dhe që kanë dhënë shumë për shoqëritë dhe vendet ku jetojnë përmes punës, akvitizmit apo jetës së tyre.

“Dua të jem në atë kopertinë për të thyer stereotipet, për tu ndier krenar që jam mashkull por jo për të ulur poshtë vlerat e femrave. Kjo ka shumë rëndësi për mua”.

Lindur dhe rritur në New York, Doëling ne fillim doli hapur si një vajzë lezbike dhe vetëm më vonë ia pranoi vetes dhe të tjerëve që ishte trans. Ai zbuloi se ndihej më shumë mashkull gjatë kohës që po frekuentonte një vajzë tjetër, e cila e pyeti nëse ndihej më shumë vajzë apo djalë. Dowling kuptoi se ishte koha për të nisur disa kërkime. 

Mbështetësit Dhe Partnerët