Bëj lëvizjen e duhur! NGRI FLAMURIN!

Të dashur miq!

Data 17 Maj, është Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë (IDAHO) e cila përkujtohet dhe festohet çdo vit me aktivitete të shumta ndërgjegjësuese, informuese dhe edukuese.Komuniteti LGBT kudo në botë dhe Shqipëri, janë çdo ditë nën shënjestrën e paragjykimeve, dhunës dhe përçmimit. Kjo ditë, shërben për ti thënë JO fobisë ndaj përsonave me orientim seksual dhe identitet gjinor të ndryshëm. 17 Maji, është dita kur ju mund të bashkoheni me ne, ti thoni JO diferencimit mes njerëzve, për të qenë të bashkuar, për të qenë një.

Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri duan të ndajnë me ju këtë foto dhe t’Ju kërkojnë:

PRINTOJE, PRIJE, NGJITE

Për të gjithë ju qytetarë, mbështetës të komunitetit LGBT dhe të diversitetit që ndodheni në zyra, mjedise sociale, punë etj, printoni këtë foto të vogël, prijeni dhe ngjiteni në mjedisin tuaj në datën 17 Maj 2012. Nëse keni dëshirë të ndani entuziazmin dhe këtë emocion të veçantë me ne, bëni një foto të mjedisit tuaj dhe dërgojeni tek adresa communitypink@gmail.com. Do ju jemi mirënjohes dhe shumë të lumtur të shohim se ju jeni me ne! Nëse keni dëshirë ndajeni këtë mesazh me miqte dhe mikeshat tuaja, që edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë. është dita për ti thënë jo homo dhe transfobisë. Mos harroni, njerëzit nuk i bën të ndryshëm ngjyra e lëkurës, besimi fetar, gjuha që ëasin apo orientimi i tyre seksual. Çfarë na bën të ndryshëm është aftësia për të dashuruar ose jo, për të pranuar të ndryshmen ose jo, për ti thënë JO homofobisë dhe transfobisë.

Me dashuri dhe mirënjohje
Skuadra e Ambasadës PINK : )

Mbështetësit Dhe Partnerët