Debati i Parë mbi dhunën kundër LGBT në OKB

6 mars 2012

Dita e 7 Marsit do t? jetë e një rëndësie dhe vlere të jashtëzakonshme për levizjen LGBT kudo në botë. Këshilli i të Drejtave të Njeriut pranë Kombeve të Bashkuara do të diskutojë në një panel ndërkombëtar krimet e kryera kundër personave lesbike, gei, biseksuale, transgjinore dhe interseks kudo në botë.

Ky është momenti për të treguar solidaritet dhe mbështetje dhe për ta ndarë me ju këtë lajm të gëzueshëm.

Në Dhjetor 2011, Kombet e Bashkuara publikuan raportin e parë të prodhuar në kontekstin e të drejtave të njeriut mbi çështjet e orientimit seksual dhe identitetit gjinor: “Discriminatory laws and practices and acts of violence against individuals based on their sexual orientation and gender identity”. Versionin në anglisht të këtij raporti mund ta gjeni në këtë link:

Raport i Komisionerit te Larte per Te Drejtat e Njeriut te OKB – Praktika dhe ligje diskriminuese dhe akte dhune kundrejt idivideve, bazuar ne orientimin e tyre seksual, apo identitetin gjinor

Takimi i ditës së nesërme është një hap i rëndësishëm përpara sepse në të do të diskutohen të gjitha informacionet dhe dijet shqetësuese të përftuara në raport. Ky takim do të jetë edhe një thirrje e fuqishme për qeveritë e të gjithë botës që të marrin masa, për mbrojtjen e personave LGBT.

Ky është një panel, i cili do arrijë që të diskutojë për herë të parë një kuptim më të mirë të të drejtave të njeriut edhe në kontekstin e identitetit gjinor dhe orientimit seksual.

Për ta parë live këtë takim klikoni linkun:
http://www.unmultimedia.org/tv/webcast/c/un-human-rights-council.html

Sipas orës lokale, ju do mund ta ndiqni këtë takim, në orën 12:00 të mesditës.

Ambasada PINK do ketë kënaqësinë t’ju përditësojë mbi këtë event të rëndësishëm gjatë ditës së nesërme.

Mbështetësit Dhe Partnerët