Dhunë policore në Paradën e Stambollit

28 Qershor 2015 – Marshimi i 13të i Krenarisë në Stamboll u ndërpre ditën e djeshme dhe pjesëmarrësit të cilët ishin me mijëra u sulmuan nga Forcat e Policisë nën komandën e Qeverisë Lokale të Stambollit. 

Ndërkohë që për 12 vjet rrjesht kjo Paradë është zhvilluar me sukses dhe pa asnjë problem, këtë herë personat LGBTI dhe aleatët e tyre u sulmuan brutalisht nga forcat e policisë duke përdorur gaz lotsjellës, ujë me presion dhe duke lejuar që grupe anti-LGBT të sulmonin pjesëmarrësit dhe ti kërcënonin ata me thika, shkopinj etj. Ky urdhër ishte dhënë nga Qeveria Rajonale e Stambollit e cila ndaloi arbitrarisht Marshimin në momentin e fundit madje pa lajmëruar organizatorët e saj.

Sulmi i policisë nisi rreth orës 16:30 rreth 30 minuta përpara se të niste parada. Ata përdorën ujë me presion, gaz lotsjellës madje edhe brenda mjediseve ku pjesëmarrësit po futeshin për tu mbrojtur. Sulmet e Policisë vijuan edhe në darkë gjatë Festës Mbyllëse të Pride në club Mekan. Shumë njerëz që ndodheshin brenda tij u dëmtuan për shkak të gazit të dendur llotsjellës që hidhej nga tarraca.

Organizatat LGBTI dhe Komiteti organizues i Javës së Pride publikon këtë deklaratë duke dënuar këtë akt të papranueshëm.

Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri i bashkohet protestave të komunitetit LGBTI në Turqi dhe aleatëve të tyre si dhe lëvizjes në mbarë Europën dhe dënon këtë akt të shëmtuar i cili cënon rëndë të drejtën e shtetasve turq për tu shpehur dhe mbledhur. Çështje të tilla si ato të kalendareve fetare nuk duhet të shërbejnë për të shkelur të drejtat civile të shtetasve të cilat janë të garantuara me Kushtetutë. 

Mbështetësit Dhe Partnerët