• Shqip
  • English

Video chat

Webcam chat by Camamba

Domestic News

SITUATA E LGBT, POLITIKA TE MARRE PERGJEGJESITE E VETA!

Intervistë me Altin Hazizaj per ATSH-ne
Drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA)

Si paraqitet aktualisht situata e pranimit të personave LBGT në Shqipëri dhe respektimit të të drejtave të tyre?

Padyshim ka zhvillime pozitive, ndër të cilat është dhe miratimi në shkurt në këtij viti i ligjit kundër diskriminimit. Ndër të tjera, ligji mbron nga diskriminimi dhe kërkon respektimin e të drejtave të minoriteteve homoseksuale në Shqipëri.

Po kështu, kemi një ndërgjegjësim më të madh në nivelin e Qeverisë dhe të institucioneve qeveritare. Jo më larg se një muaj më parë ne na është bërë me dije që pranë Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, ka patur një reformim të Drejtorisë të Shanseve të Barabarta, ku një person në të do të punojë në lidhje me promovimin e politikave të minoriteteve seksuale.

Por, ka një mungesë ndërgjegjësimi në aspektin e gjerë të politikës nga njëra anë dhe të ndërgjegjësimit të shoqërisë, nga ana tjetër. Partitë politike, Parlamenti, apo qoftë dhe përfaqësues të lartë të shtetit nuk tregojnëvëmendje ndaj respektimit të të drejtave të personave me orientim homoseksual, ose identitet gjinor të ndryshëm. Aq më e dukshme është kjo kur vjen fjala tek shoqëria shqiptare, e cila ndonëse ka bërë progres në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut, përsëri kur bëhet fjalë për respektimin e të drejtave të minoriteteve në përgjithësi, veçanërisht atij seksuale, ka shumë për të bërë. Protesta në Lezhë ndaj Klodit dhe familjes së tij, ngjarja ndaj Anxhelës ku ajo u atakua, janë tregues që shoqëria shqiptare ka ende rrugë të gjatë për të bërë në mënyrë që të sensibilizohet për respektimin e të drejtave të të gjithë individëve që përbëjnë këtë shoqëri.

Ju sapo përmendët rastin e Klodit dhe familjes së tij, por dhe Anxhelës. A keni bërë denoncim ndaj rasteve të diskriminimit?

Rasti i Klodit përbën një tendencë për vepër penale, sepse ka të bëjë me atë që quhet promovimi i gjuhës së urrejtjes. Në rastin e Anxhelës është një vepër e mirëfilltë penale, pasi ka patur plagosje të rëndë. Deri tani në rastin e Klodit, bindja dhe shqetësimi ynë është që gjithë sistemi politik në Shqipëri është rrëzuar, ka treguar që nuk është i aftë të përballet në rastin kur ka protesta ndaj një përfaqësuesi të një minoriteti seksual. Në rastin e Anxhelës janë marrë veprime që duhen lavdëruar nga ana e policisë. Personi është ndaluar nga policia dhe janë duke u ndërmarrë procedurat që përcakton Kodi Penal.

Por, nëse shohim këto raste në terma më të përgjithshme, kuptojmë që pushtetet lokale në këto qytete jo vetëm që nuk janë të përgatitura për tu përballur dhe trajtuar raste të tilla, por me mosveprimet e tyre tregojnë një homofobi të fshehur ndaj këtyre minoriteteve. 

Anxhela është çdo ditë në rrugët e Tiranës, ndaj pyetja ime është se cfarë bën Bashkia për të ofruar kushte më të mira jetese për komunitetin e transgjinorëve në kryeqytet. Këta njerëz janë që të gjithë pak metra larg Bashkisë së Tiranës, e cila ka për detyrë që ndaj çdo qytetari që ndodhet nën juridiksionine saj t’i garantojë shërbime që i përgjigjen nevojave e çdo komuniteti, si për fëmijët, gratë e dhunuara, ashtu dhe për këto minoritete. Në këtë moment, jemi të shqetësuar. Ne dërguam në rastin e Anxhelës një letër ministrit të Mbrojtjes, pasi ndihma mjekësore i është ofruar dy orë me vonësë. Mjekët që kishin për detyrë të ofronin ndihmën mjekëosore, kanë ofruar ndihmën me vonesë. Ka pasur dhunë verbale nga ana e tyre ndaj saj, që do të thotë që stafi mjekësor i spitalit ushtarak në Tiranë nuk është i trajnuar dhe ka shfaqur sjellje diskriminuese ndaj Anxhelës.

Ne kemi pasur një bisedë me të për denoncimin e rastit, por ka qenë bindja e saj që kjo nuk do të ishte zgjidhja më e mirë. Zgjidhja më e mirë do të ishte që së bashku me komunitetin e transgjinorëve të protestohet pranë institucioneve si Ministria e Brendshme, e Shëndetësisë, Bashkisë së Tiranës dhe ne po komunikojmë me këto institucione.

Në rastin e Klodit, kemi protestuar haptazi dhe kemi qenë të pranishëm në takimin e zhvilluar me shoqërinë civile dhe Bashkinë në Lezhë. Kemi kërkuar nënkryetarit dhe prefektit të mos përsëriten ngjarje të tilla, sepse japin imazhin e gabuar të një Shqiperie që ka treguar se ka shenja tolerance për fenë. Pse të mos e shtrijmë këtë tolerancë edhe për shfaqje apo çështje të tjera po kaq sensitive? Të respektosh minoritet seksuale është çështja e respektimit të të drejtave të njeriut. Çdokush duhet të respektojë njerëzit ashtu siç duam të na respektojmë.

ATSH: Sa mendoni se gjykatat shqiptare mund të japin vendime të drejta, nëse kemi rast të denoncimit për çështje të diskriminimit të minoriteteve seksuale?

Altin Hazizaj: Kjo mbetet për t’u provuar. Deri më sot nuk ka asnjë rast sa i përket çështjeve të diskriminimit për shkak të orientimit seksual, apo identitetit gjinor. Mbetet një provë e jashtëzakonshme, nëse sistemi i drejtësisë është tërësisht i përgatitur për të zbatuar ashtu siç është ligji mbrojtjen nga diskrimnimi. Po kështu mbetet për t’u vënë në provë dhe Komisioneri. Nëse gjykata është një sistem i ngritur, Komisioneri sapo ka filluar.

Si OJF ne kemi për detyrë që të luajmë rolin e vëzhguesit për të parë sesi do e zbatojë gjykata apo komisioneri ligjin për të parë interpterimin ligjor që do i bëjë rastit dhe çfarë vendimi do marrë. Nëse ne gjykojmë që veprimet dhe vendimet që do merren janë diskriminuese dhe të pabazuara në ligj, atëherë ne do të vendosim këto vendime para përgjegjësisë. Shqipëria ka sistem hierarkik të gjykatave që vendimet mund të ankimohen dhe ne jemi të gatshëm që të ankimojmë në të gjithë shkallët e sistemit gjyqësor. Po kështu, Gjykata e Strasburgut në raste të tilla është treguar e drejtë dhe ka precedentë pozitivë në drejtim të trajtimit të rasteve të diskriminimit seksual dhe identitetit gjinor.

Shqipëria kërkon të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Shqipëria është një vend që monitorohet trefish tashmë dhe sa herë që institucionet shqiptare nuk respektojnë të drejtat e njeriut, nuk japin veprime të bazuara mbi ligje por janë diskrimunuese, aq më shumë do penalizohet në rrugën e saj drejt BE. Ndaj, janë një sërë vendimesh dhe veprimesh që ne si individë duhet t’i masim para se t’i kryejmë.

Denoncimi i këtyre rasteve në gjykatë a do të ishte një mesazh për popullatën shqipatre për të qenë më pak diskrimunes? Cila është rruga e duhur për ju?

Të gjithë ne si individë mund të diskrinohemi në një çast të jetës sonë, ose mund të diskriminojmë. Siç duam të jemi vetë të respektuar, ashtu duan të gjithë të jenë të respektuar në të drejtat e tyre. Ka një shprehje të famshme që thotë se të drejtat e mia mbarojnë aty ku fillojnë të drejtat e tjetrit. Bindja ime është që nuk ka më tepër rëndësi sa raste denoncohen apo trajtohen në gjykatë apo pranë komisionerit, sesa ka të bëjë me atë që si edukohemi ne si individë, çfarë masash merr Qeveria dhe çfarë bën shoqëria civile për të sensibilizuar publikun, sa ne si individë jemi të ndërgjegjësuar për të respektur njëri tjetrin. Puna kryesore dhe fokusi nuk duhet të jetë tek gjykatat, që padyshim krijojnë precedent pozitiv, por tek mënyra si edukojmë fëmijët tanë. Sot bota e zhvilluar edukon fëmijët të respektpjnë individët pavarësisht sesi janë ata, pavarësisht nga diferencat. Në një botë diversse, të gjithë jemi të ndryshëm, por të barabartë. Ndaj bindja ime është të punojmë me çështjet e arsimimit, sensibilizimit të shoqërisë. 

Pa dyshim që dhe denoncimet në gjykata kanë rëndësi, por unë do uroja të ketë sa më pak raste. Sa më shumë të ketë, aq më shumë probleme kemi me të drejtat e njeriut, sa më pak raste aq më të respektuara janë të drejtat e njeriut.

Si e shihni rolin e medias në këtë drejtim?

Media luan rol të jashtëzaonshëm në shoqëri. Mjeti më i mirë që bën sensibilizimin, ndërgjegjësimin e shoqërisë, ofrimin e modeleve është media. Ka disa zhvilime pozitive, gazetarët nuk përdorin më gjuhë fyese ndaj minoriteteve seksuale, megjithatë rasti i Anxhelës tregoi se akoma media ka nëvojë të ndryshojë sjelljen e saj etiketuese ndaj një pjese të minoriteteve seksuale. Mënyra sesi u pasqyrua rasti i Anxhelës në veçanti, komunitetit transseksual në përgjithësi, tregoi se media përdor modele steriotipe kur bëhet fjalë për minoritetit transgjinor.

Media tregon me pamje vizive për minoritetin seksuale vetëm me transgjinorët, ndërkohë që nuk janë vetëm trasngjinoret, por dhe mjaft djem e vajza, burra e gra, njerëz të sukseshëm në karrierën e tyre. Ky është një etiketim i padrejtë që bën media ndaj gjithë komunitetit LGBT.

Unë do sugjeroja që media të jetë më e informuar, më e trajnuar dhe atje ku ka mungesë informacioni tua kërkojë organizatave që merren me të drejtat e njeriut. Media duhet ta nisa raportimin duke nisur nga vetja; sesi do të doja unë ta trajtohesha, nëse do të isha pjesëtar i këtij komuniteti. Kjo bën median më miqësore, por dhe më objektive në pasqyrimin e çështjeve që kanë të bëjnë me minoritete seksuale në Shqipëri.

A mund të flasim për statistika?

Çështja e minoriteteve seksuale nuk është ceshtje statistikash. Nëse në vitet ‘50-‘60 ka patur statistika, kjo ka qenë pasi kanë qenë fillimet e revolucionti seksual, por në Shqipëri nuk ka patur etapa të tilla.

Bota nuk fokusohet me tek çështja e statistikave. Bindja jonë si zyrë është që nuk ka rëndësi numri, por qoftë dhe një individ që i shkelen të drejtat. Për ne është një individ që nuk është i lirë në vendin e tij. Rëndësi ka që çdo gjë njeri në Shqipëri të jetë i/e e respektuar në vendin e tij/saj, kushdo qoftë; një fëmijë, i rritur, me aftësi të kufizuara, etj. Ne kemi për detyrë që çdo njeri të trajtohet në mënyrë të barabartë siç duam të trajtojmë dhe veten tonë.



© 2010 Pink Embassy | All right reserved