Parlamenti Europian mbështet Festivalin e Diversitetit në Shqipëri

Bruksel, 16 Maj 2012

Kjo letër i dërgohet Ambasadës PINK nga Grupi Parlamentar për të Drejtat LGBT.

Të dashur miq në Tiranë,

Ju kërkojmë ndjesë për pamundësinë tonë për të marrë pjesë në këtë event historik, organizimin për herë të parë në një mjedis të hapur publik të një eventi për komunitetin LGBT në Shqipëri.

Siç mund ta dini, Bashkimi Europian është një komunitet i vlerave universale: dinjitetit njerëzor, demokracisë lirisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, pasi ato janë themele e projekteve tona politike. Ne jemi të përkushtuar t’i promovojmë dhe t’i avancojmë ato në punën tonë, brënda BE, si dhe me fqinjët tanë në Lindje dhe në Jug.

Ne jemi gjithashtu të kënaqur që komuniteti LGBT në Shqipëri ka marrë mbështetje pozitive nga politikanë të ndryshëm dhe sidomos nga Komisionerja kundër Diskriminimit, si dhe nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

Sigurisht që puna duhet të vazhdojë, dhe përveç politikave dhe ligjeve, gjithashtu zemrat dhe mëndjet duhet të përqafojnë dashurinë dhe respektin.

Ne shpresojmë që Sheshi “Vëllezërit Frashëri” do të kumbojë nga një atmosferë shprese dhe diversiteti më 17 Maj!

Tuajët në Solidaritet,

Michael Cashman                                                                        Ulrike Lunacek
Bashkë-President                                                                       Bashkë-Presiden

Supporters and Partners