Eurodeputeti Viotti viziton Shqipërinë me rastin e Tirana Pride 2015

3 Qershor 2015 – Deputeti italian i Parlamentit Europian një kohësisht edhe anëtar i inter-grupit LGBTI pranë këtij të fundit zhvilloi një vizitë punë në Tiranë me rastin e aktiviteteve të Festivalit të Diversitetit dhe Tirana Pride 2015.

Në vizitën e tij Z. Viotti u takua me Ministren e Integrimit Znj. Klajda Gjosha, Komisioneren për Mbrojtjen nga Diskriminimi Znj. Irma Baraku dhe përfaqësues të Ambasadës PINK dhe Shtëpisë së të Drejtave të Njeriut në Shqipëri.

Në takimin pranë Ministrisë së Integrimit, Ministrja Gjoshaj u shpreh se “të drejtat e njeriut janë një prioritet dhe se është bërë shumë punë në këtë perspektivë”. Ajo u shpreh se Shqipëria ka punuar shumë për ndryshimin e kornizës ligjore dhe se ka punuar aktivisht për fuqizimin e komunitetit LGBTI dhe ndërkohë që puna më e madhe duhet bërë për të rritur ndërgjegjësimin për pranimin e personave LGBT. Ajo përmendi veçanërisht strategjinë e re për përfshirjen sociale 2015-2020 dhe për rezoluten e 7 Majit të Parlamentit të Shqipërisë.

Z. Viotti shprehu përshtypjet e tij për progresin e bërë në Shqipëri duke i konsideruar këto si shumë pozitive për Shqipërinë. Ai shtoi se Parlamenti Europian i ka kushtuar shumë vëmendje të drejtave LGBTI në rajon.

Përfaqësuesi i Ambasadës PINK, Z. Altin Hazizaj ngriti çështjen e njohjes së të drejtës së personave të gjinisë së njëjtë për bashkëjetësë si dhe njohjen ligjore të gjinisë, dy propozime ligjore këto që i kanë shkuar Qeverisë së Shqipërisë por që kanë mbetur në sirtaret e kësaj të fundit.

Në takimin me Komisioneren për Mbrojtjen nga Diskriminimi  Znj. Irma Baraku mundi të prezantojë institucionin që ajo drejton si dhe disa nga aspektet proçeduriale dhe praktike të ligjit.

Z. Viotti shprehu interes për tu njohur me interesin e opinionit publik mbi punën e Komisionerit, marrëdhënien me Parlamentin, buxhetimin, vendim-marrjen, strukturën investigative të institucionit etj.

Znj. Baraku bëri një krahasim të Komisionerit shqiptar me ato të vendeve fqinje, për të shpjeguar ngjashmëritë dhe ndryshimet në rajon. Veçanërisht u diskutuan çështje të tilla si perceptohej puna e Komisionerit nga gjyqësori, si hetoheshin rastet e diskriminimit etj.

Ambasada PINK falenderon Z. Viotti për vizitën e tij në Shqipëri dhe Ministrinë e Integrimit e Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi për zhvillimin e takimeve të suksesshme të punës dhe për përpjekjet në avancimin e të drejtave LGBTI. 

Mbështetësit Dhe Partnerët