Familjet LGBT europiane mblidhen në Strasburg për të ndjekur rastin historik të adoptimit nga prindër i dytë në marrëdhënie të gjinisë së njëjtë

Strasburg, 3 Tetor 2012- Familje LGBT europiane, të njohura ndryshe si familjet ylber, u mblodhën dje në Strasburg për të theksuar rëndësinë e një çështje gjyqësore e cila është duke u shqyrtuar aktualisht pranë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Familjet vendosën një flamur gjigand LGBT përballë hyrjes së godinës për të vënë në dukje mungesën e të drejtave për fëmijët dhe prindërit që jetojnë në familje ylber. Familjet ishin gjithashtu të pranishme gjatë dëgjimit të çështjes, i cili u mbajt nga trupi më i madh i gjykatës, i quajtur Grand Chamber, i përbërë nga 17 gjyqtarë.

Rasti në fjalë ka të bëjë me adoptimin e fëmijëve nga partnerët e pamartuar (second parent adoption) në Austri. Austria e lejon adoptimin e fëmijëve nga partnerët e pamartuar të prindërve heteroseksuale por nuk e lejon këtë gjë për çiftet e gjinisë së njëjtë. Më herët Gjykata është shprehur se shtetet nuk mund ti diskriminojnë çiftet e pamartuara për shkak të orientimit të tyre seksual.

“Kjo ishte një ditë e rëndësishme për familjet LGBT Europiane. Ishte një eksperincë e veçantë të shihje gjithë trupin gjykues të Gjykatës të shqyrtonte çështjen tonë. Kemi shpresë se kjo çështje do bëjë të mundur që fëmijët tanë të kenë më shumë të drejta në Europë. Asnjë grup fëmijësh nuk duhet diskriminuar për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor të prindërve të tyre” tha Juha Jamsa, zv. presidente e NELFA (Rrjeti i Organizatave të Familjeve LGBT), i cili shërbeu edhe si palë e tretë në ndjekjen e çështjes.

Gjatë prezantimit të çështjes, avokati i familjes austriake, Hemut Graupner, theksoi se kërkimet shkencore të bëra mbi mirëqënien e fëmijëve të rritur në familje LGBT, vërtetojnë se orientimi seksual i prindit nuk ndikon negativisht në rritjen e fëmijëve. Në fakt, ka të tjerë faktorë psh. divorci, që mund të kenë ndikim negativ tek fëmijët. Sipas avokatit Graupner, çështja nuk është nëse të gjitha kërkesat për adoptim nga prindër LGBT duhet të pranohen, por që të gjitha kërkesat për adoptim të merren në shqyrtim dhe të trajtohen si çdo kërkesë tjetër. Në rastin e Austrisë kjo e drejtë ishte mohuar për shkak të gjinisë së prindit të dytë dhe për shkak të orientimit të tyre seksual.

Mbështetësit Dhe Partnerët