FLAMURI LGBT VALVITET NË QENDËR TË TIRANËS PËR HERË TË PARË NË HISTORI!

Tiranë më 17 May vitin 2016 - Ambasada PINK në Shqipëri, ngriti flamurin LGBT sot në mëngjes në qendrën historike të kryeqytetit, Tiranës, për të përkujtuar Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë. Kjo është hera e parë që një flamur LGBT është ngritur në Shqipëri, në një hapësirë ​​të hapur publike, në sajë të mbështetjes së jashtëzakonshme të Bashkisë së Tiranës.

"Ne i kërkuam Bashkisë Tiranës që të bëhej pjesë e Festivalit të Diversitetit që organizojnë çdo vit në javën e IDAHOT dhe ndoshta të conin flamurin LGBT diku brenda zyrave të Bashkisë. Pak ditë më vonë kemi marrë një telefonatë nga ta ku na pyetën nëse do të kishim një flamur rreth 10 m të gjatë që ata mund të vendosnin tek Pallati i Kulturës dhe Opera! Ne mbetëm pa fjalë! "- tha Altin Hazizaj, Drejtor i Shtëpisë së të Drejtave të Njeriut dhe aktivist LGBT me Ambasadën PINK.

Flamuri që është përdorur është e njëjtë me atë të Marshimit të Krenarisë në Tiranë. Ky është një flamur shumë i rëndësishëm pasi përdoret çdo vit nga Ambasada PINK për të marshuar në Tirana Pride dhe ai është përgatitur nga një familje myslimane që përdorin robaqepësinë e tyre për të përgatitur flamuj të mëdhenj apo materiale të tjera për shfaqje publike.

Pasdite Ambasada PINK organizoi një ceremoni modeste, për të mirëpritur ngritjen e flamurit. Djem dhe vajza nga komunitetit LGBT, zyrtarët publikë, miq dhe organizatat e shoqërisë civile u bënë së bashku në një foto dhe dhanë intervista dhe komente për mediat në Shqipëri. Deri më tani nuk ka pasur incidente, përveç erës së fortë sot në Tiranë, që ka shkaktuar disa dëme në këtë flamur historik.

Shqipëria ka lëvizur pozitivisht drejt një pranim më të gjerë të të drejtave të komunitetit LGBT, por ende edhe shumë persona LGBT përballen me dhunë në familje dhe në komunitetet ku jetojnë. Veprime të tilla si kjo e sotmja lehtësojë vendosjen e një dialogu se ku është vendi kur bëhet fjalë për të drejtat e LGBT dhe se si situata mund të përmirësohet.

Mbështetësit Dhe Partnerët