FLASIM HAPUR PËR TË DREJTAT LGBTI

16 Maj 2017 – Ditën e sotme, në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale, Ambasada PINK një ndër organizatat kryesore për të drejtat LGBTI në Shqipëri dhe Shtëpia e të Drejtave të Njeriut në kuader të Festivalit të 8-të të Diversitetit për të Drejtat LGBTI në Shqipëri organizuan aktivitetin “Flasim Hapur për të Drejtat LGBTI”.

10 vjet më pare filloi një lëvizje e re për të drejtat e personave LGBTI, me mbështetje të madhe nga organizatat kryesore të të drejtave të njeriut si CRCA Shqipëri, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Grupi Shqiptar i tëDrejtave të Njeriut dhe Qendra për Iniciativa Ligjore dhe Qytetare. Vite më pas, u krijuan një sere organizatash LGBTI, ndërsa Shqipëria ka tashmë një ligj kundër diskriminimit, i cili përfshin mbrojtjen nga diskriminimi edhe për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Shumë ngjarje kanë ndodhur që atëhere.

Sot, integrimi i të drejtave LGBTI në shumë Ligje dhe politika, ka ndryshuar ndjeshëm perceptimet e autoriteteve dhe të shoqërisë ndaj orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Qeveria Shqiptare ka miratuar një Plan Kombëtar të Veprimit për personat LGBTI dhe punon në mënyrë konstruktive me të gjitha ministritë dhe OSHC-të për të arritur respektin dhe barazinë për lesbiket, gej, biseksualët, transeksualët dhe personat interseks.

“Flasim Hapur për të Drejtat LGBTI”ishte një aktivitet i bazuar në të folurën frymëzuese me publikun, leksione të hapuradhe ndarjen e historive personale të anëtarëve të komunitetit LGBTI me studentët, anëtarët e fakultetit, miqtë dhe kolegët.

Përkrah ndarjes së histories tone të përbashkët dhe arritjet që kanë ndodhur në një kohë kaq të shpejtë, ky aktivitet kishte për qëllim të nxisë aksione dhe nisma të reja që komuniteti LGBTI të gëzojë dhe ushtrojë të drejtat e tij pa frikë, presion apo diskriminim.

Të ftuar të veçantë për të ndarë historitë e tyre frymëzuese me pjesëmarrësit në këtë aktivitet ishin Z. Brian Brian Williams - Përfaqësues i United Nation në Shqipëri, Z. Olsi Dekovi – Përfaqësues i Këshillit të Europës, Shqipëri dhe Z. Altin Hazizaj – Përfaqësues i Ambasadës PINK / Shtëpisë së të Drejtave.

Pjesmarrësit në këtë aktivitet ishin kryesisht studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale si dhe miq e kolegë nga shoqëria civile, ambasadat etj.

Për më tepër informacion ju mund të kontaktoni:

Ambasadën PINK: [email protected]

Mbështetësit Dhe Partnerët