Fotoja e vitit 2014 tregon pasojat e homofobisë në Rusi

Në 12 Shkurt 2015, Agjencia “World Press Photo” zgjodhi si foton e vitit 2014 atë të një çifti gay, në një dhomë të erret në Rusi. Fotoja u zgjodh e para dhe në kategorinë e Çështjeve Bashkëkohore.

E shkrepur nga fotografi danez Mads Nissen, fotoja është pjesë e nje serie të quajtur “Homofobia në Rusi” i cili dokumenton vështirësitë dhe peripecite e komunitetit LGBT në Rusi, veçanërisht pas ligjit anti-gej të miratur në vitin 2013.

“Kjo është një përpjekje për të kuptuar çdo të thotë të jetosh dashurinë e ndaluar në Rusinë moderne” shkruan Nissen në esenë e tij. “Minoritetet seksuale vuajnë diskriminim ligjor dhe social, persekutim dhe krime të dhunshme urrejtje nga grupet konservative fetare dhe nacionaliste”.

Në përzgjedhjen e saj juria e World Press shpjegoi se po kërkonte për një imazh pa kohe, një imazh ikonë me standarte të larta profesionale për rrëfimin duke theksuar nevojën për humanitet dhe estetikë. Fotografia e Nissen arriti ti prekte të gjitha këto.

Mbështetësit Dhe Partnerët