Gjykata italiane urdhëron njohjen e martesave të gjinisë së njëjtë të kryera në një vend tjetër

Martë, 14 Korrik 2015 – Në një gjykim historik të javës së kaluar, Gjykata e Apelit të Napolit në Itali, urdhëroi regjistrimin e martesës së dy grave franceze duke përfshirë këtu njohjen e të drejtave që burojnë nga martesa.

Gjykata vendosi se “nuk ka dyshim që mos-regjistrimi nga ana e autoriteteve italiane të martesës së dy grave franceze, i kryer sipas ligjeve në fuqi të Francës… përbente një shkelje të të drejtave që burojnë nga statusi i tyre si bashkëshorte.”

Si arsye, Gjykata citoi të drejtën për të lëvizur dhe jetuar në një tjetër vend anëtar (Neni 21.1 (Traktati për Funksionimin e Bashkimit Europian TFBE) dhe të drejtën e mos-diskriminimit mbi baza të kombësisë dhe orientimit seksual (Neni 18 TFBE).

Gjykata shtoi se mungesa e unioneve civile për qytetarët italianë nuk është arsye për të rrefuzuar njohjen e kësaj të drejte për qytetarët e një tjetër shtetësie.

Aktualisht, Italia nuk ka asnjë ligj për njohjen e çifteve të seksit të njëjtë, qofshin këto të drejta bashkëjetese, unionet civile apo martesë.

Gjykata e bëri gjithsesi të qartë se kjo njohje nuk bëhet për çiftet italiane që kanë hyrë në martesë apo union civil jashtë shtetit.

Burim: http://www.lgbt-ep.eu/press-releases/italian-court-orders-recognition-same-sex-marriage-conducted-abroad/

Mbështetësit Dhe Partnerët