Hapet Festivali i 8-të i Diversitetit për të Drejtat LGBTI

“Flasim hapur për të drejtat LGBTI” eventi i pare që hap një javë të mbushur me aktivitete në mbështetje të komunitetit

16 Maj 2017 – Ditën e sotme, në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale, Ambasada PINK një ndër organizatat kryesore për të drejtat LGBTI në Shqipëri dhe Shtëpia e të Drejtave të Njeriut, me mbështetjen e Komisariatit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, hapën Festivalin e 8-të të Diversitetit për të Drejtat LGBTI në Shqipëri, me një leksion të hapur për studentët dhe pedagogët e këtij fakulteti, nën moton “Flasim Hapur për të Drejtat LGBTI”.

Të ftuar të veçantë për të ndarë historitë e tyre me pjesëmarrësit në këtë aktivitet ishin: Z. Brian Williams, Përfaqësues i zyrës së UN në Shqipëri, Z. OlsiDekovi – Përfaqësues i Këshillit të Europës në Shqipëri dhe Z. Altin Hazizaj, Përfaqësues i Ambasadës PINK / Shtëpisë së të Drejtave të Njeriut.

“Flasim Hapur për të Drejtat LGBTI” ishte një aktivitet i bazuar në të folurën frymëzuese me publikun, nëpërmjet leksioneve të hapura dhe ndarjen e historive personale të anëtarëve të komunitetit LGBTI me studentët, anëtarët e fakultetit, miqtë dhe kolegët.

Përkrah ndarjes së historisë tone të përbashkët dhe arritjet që kanë ndodhur në një kohë kaq të shpejtë, ky aktivitet kishte për qëllim të nxisë aksione dhe nisma të reja që komuniteti LGBTI të gëzojë dhe ushtrojë të drejtat e tij pa frikë, presion apo diskriminim.

Festivali i Diversitetit është eventi më i rëndësishëm public në mbështetje të komunitetit LGBTI në Shqipëri. Ai organizohet përgjatë një jave dhe ka për qëllim të ndryshojë përceptimet dhe qendrimet e gabuara përkundrejtë personave dhe familjeve LGBTI. Ai organizohet nga Ambasada PINK në bashkëpunim me një sere organizatash dhe institucionesh anembanë Shqipërisë.  Për herë të pare Festivali i Diversitetit u organizua në Maj 2010 në kuadër të Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë dhe Transfobisë.

Për më tepër informacion ju mund të kontaktoni:

Ambasadën PINK: [email protected]

Mbështetësit Dhe Partnerët