Hapet në Korcë Ekspozita “Shija e lirisë”.

Korcë, 22-28 Dhjetor 2015. Në kuadër të Festivalit të Diversitetit, Ambasada Pink në bashkëpunim me Bashkinë e Korcës, hapen Ekspozitën “Shija e lirisë” me fotografi nga demonstrata dhe aktivitete të Shoqërisë Civile në Shqipëri dhe në Botë.

Kjo ekspozitë e kuruar nga Artan Karoli qëndroi e hapur për një javë në Qendrën Ndërkulturore Korcë, për të përcjellë mesazhe në forma të ndryshme për ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi të Drejtat e Njeriut dhe në vecanti të Drejtat e LGBTI.

Festivali i Diversitetit do ndjekë rrugëtimin e tij edhe në bashki të tjera si ajo e; Tiranës, Durrësit, Vlorës, Elbasanit dhe Shkodrës.

Mbështetësit Dhe Partnerët