Denoncoj

Më datë 23.12.2010, rreth orës 18.30, L. K. pas një helmimi me ëmbëlsirë ka shkuar në urgjencën e QSUT Tiranë, për të kërkuar ndihmën e parë, shoqëruar nga tre shoqe të tij. Kur ka arritur në urgjencë kontakti i parë ka qenë me rojen e urgjencës i cili në fillim ka refuzuar të flasë me doktorin për ta lajmëruar për urgjencën e paraqitur. Ka pas rreth 20 minuta debat me rojen i cili refuzonte të lajmëronte doktorin. Në momentin që flet me doktorin përmes citofonit të cilit i drejtohet me emrin Astrit ose Arben (për këtë L. është i paqartë) i thotë se “ka ardh një pederast” dhe e pyet nëse ta fusë brenda apo jo.

Ndërkohë, sipas L., doktori i përgjigjet “lëre more të vdesi aty, një më pak po hë”. Pasi L. dhe shoqet e tij i kanë thënë rojes se do thërrisnin mediat atëherë doktori ka pranuar ta fusë brenda dhe ti bëjë qetësues. L. tregon se është sistemuar tek dhoma nr. 2 dhe doktori i ka bërë një qetësues pasi kanë bërë rreth 20 minuta debat. Pra L. tregon se ndihma e parë i është dhënë me vonesë, pas rreth 45 minutash në total dhe se është ofenduar me fjalë fyese nga doktori e roja dhe paragjykuar prej tyre për faktin e të qenit transgjinor.

 

Mbështetësit Dhe Partnerët