Rastësia mbret i Botës

Besoj se eshtë e vërtet shprehja “Rastësia mbret i Botës”. Hera parë që e pashë personin që dua më shumë se cdo gjë (E), ishte në një të premte të thjeshtë, në një party të LGBT, ku ai ishte i shoqëruar me persona të tjerë. Të them të drejtën nuk kisha asnjë tërheqje nga ana tij aq më tepër që (E) ishte i shoqëruar nga dikush që më vonë u bë një shok i imi, madje shok i ngushtë. 

Pas dy muajsh ai më fliste vazhdimisht për këtë person (E) dhe më bënte gjithnjë e më kurioz ta njihja deri sa më në fund mora guximin dhe i kërkova të më japë numrin e telefonit të E, në mënyrë që të flisja me të. 

Ishte nata e vetme kur mezi prita të vinte e nesërmja dhe ta takoja përsëri. Më bënte të qeshja shumë ky fakt sepse për mua ishte dicka shumë e vacantë. U njohëm në një ditë me shumë shi por thjesht fakti qe ai ishte aty më bënte ta harroja faktin që po lagesha i gjithi.

Kuptuam se të dy kishim një tërheqje ndaj njëri-tjetrit ndërsa unë kuptova se për herë të parë po bija me të vërtetë në dashuri dhe ashtu ndodhi...

Serioziteti i tij por njëkohësisht e qeshura, pamja e tij, përkëdhelitë, fjalët, cdo gjë tek ai më bënte që mos të mendoja për asgjë tjetër vecse të qëndroja sa më shumë me të. Të krijoja një marrëdhënie sa më të gjatë, në mënyrë që të dy të ishim të lumtur.

Në këtë lidhje koha më kalonte shumë shpejt dhe kjo gjë s’më kishte ndodhur kurrë më parë. Kisha nevojë që të kalonim pjesën më të madhe të kohës bashkë gjë e cila nisi shumë shpejt të bëhej realitet. Sot e kësaj dite jam më i lumtur se kurrë me të dhe vazhdoj ta dua si ditën e parë…
”Anonim”

Mbështetësit Dhe Partnerët