Une jam homoseksual dhe jam shume Ok!

Une jam homoseksual dhe jam shume Ok!

Shumë e konsiderojnë të qenit homoseksual apo lezbike, si sëmundje, si cen a mangësi, si një perversitet, apo gjë të keqe… por në fakt, e kanë gabim.

Ndoshta nuk e kuptojnë, ndoshta e panjohura i frikëson – por kushdo që si unë e jeton homoseksualizmin, e di fare mirë që është e kundërta e se kjo lloj frike nuk ka asnjë arsye pse të justifikohet.

Jam 17 vjec – e jam homoseksual! Njerëzit e afërt njohin shumë vlera të miat dhe nuk do ngurronin ti përmendnin me zë të lartë ato. Jam i sigurt se do më përshkruanin të mrekullueshëm (nuk ia vlen te bej "modestin" duke qene anonim) – por ata nuk e dinë, që jam g-a-y.

Familja ime, mami dhe babi, nuk e dinë orientimit tim seksual – por besoj ata dinë dhe besojnë me shpirt që kanë rritur një djalë të mirë. Më vjen keq ndonjëherë, që nuk mund të jem tamam ai që ata duan, por jam i sigurt, që edhe kështu do i përmbush të gjitha kërkesat e pritshmëritë që ata kanë ndaj meje.

Por… ja që cdo ditë, një sfidë e re del përpara.

Sfida ime kësaj rradhe ishte: të humbas respektin për trupin, ndjenjat – apo – të lëndoj prindërit?

Po e ndaj me ju, lexuesit e ëebit të PINK, këtë dilemë.

Njoha një ditë një njeri, i cili më vonë do të kthehej në makthin tim! Pasi kalova një mëngjes të lumtur, u ktheva në shtëpi, hapa facebook-un ku kisha një ”kërkesë miqësie”. Nuk e njihja në fakt personin që kërkonte të ishte mik virtual me mua. Mesa dukej ishte një profil i rremë që shumë individë gay aktivizojnë për të njohur të tjerë persona gay.

Ky “djaloshi” më dërgoi mesazhe, dhe une vendosa ta njoh.

Mesa duket, vetëm disa komplimente të thëna aty për aty, më mjaftuan të bija në grackë e të vendosja ta takoja. Por, papritur, dhe krejt rastësisht, fillova të kuptoja kush ishte. Nuk ishte aspak i ri – dhe mesa dukej, nuk kishte aspak i interesuar të ishte shoku im, ashtu sic shprehej. Kështuqë i thirra mendjes, dhe bëra sic më kanë mësuar. Ndoqa ndienjat e mia – dhe vlerat me të cilat jam rritur.

Pas disa muajsh, ky person u kthye sërish në jetën time. Erdhi të më kërkonte të zakonshem : trupin tim! Por këtë herë arrita të kundërshtoj! Kundërshtimit tim iu përgjigj me kërcënime. Më tha që “jeta ime do merrte fund”, sepse, “familja ime dhe shoqëria ime do e merrnin vesh se kush jam”.

Kush jam unë?

Një 17 vjecar shumë i respektuar e me potencial të madh.. Dhe që kam mundësi të ec përpara. Jam gay, ok, por (të paktën) kam vlera.

Familja ime mund të lëndohet sepse djali i tyre është ndryshe… por, në fund të fundit besoj se kjo është më mirë, shumë më mirë se të jem i pamoralshëm e të ndëshkoj trupin tim duke e falur atë te një njeri që kërkon të më shfrytëzojë… Për cfarë arsye duhet të dhuroj trupin tim?!

Cili është mëkati në këtë mes: të humbasësh respektin për veten… apo të jesh gay?

Homoseksualiteti im, nuk më heq asnjë vlerë… përkundrazi – m’i shton ato!

Mbështetësit Dhe Partnerët