Bulizmi

Titulli i iniciativës: “Bulizmi dhe ngacmimet me bazë homofobinë dhe transfobinë në mjediset shkollore në Shqipëri”.

Qëllimi i nismës: Qëllimi  kryesor i nismës është të rrisë ndërgjegjësimin e institucioneve arsimore si edhe komunitetit të nxënësve dhe prindërve mbi rëndësinë e krijimit të mjediseve të sigurta, pa dhunë, pa bulizëm dhe ngacmime homofobike si dhe të nxjerrë në pah nivelin e homofobisë dhe transfobisë në mjediset shkollore në qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës.

Objektivat specifike:

  1. Vlerësimi i nivelit të diskriminimit homofobik dhe transfobik në shkollat shqiptare;
  2. Rritja e ndërgjegjësimit mbi diskriminimin homofobik dhe transfobik, si dhe adresimi i duhur i rasteve për nxënësit dhe shkollat shqiptare;
  3. Motivimi i Qeverisë Shqiptare për të çuar përpara çështjen  LGBTI në vend si dhe reformimi i kuadrit ligjor dhe politikave vendase.

Institucionet zbatuese të nismës:

Organizata koordinuese e nismës do të jetë Ambasada PINK / LGBT Pro Albania në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.

Target-grupet e synuara nga iniciativa:

  • Stafet akademike dhe nxënësit e institucioneve arsimore;
  • Psikologët dhe punonjësit socialë të shkollave;
  • Studentët e Fakulteteve të Shkencave Humane ;
  • Organizatat lokale;
  • Mediat lokale;
  • Të rinjte;
  • Komuniteti lokal LGBTI.

Rezultatet e pritshme:

  • Marrëveshje bashkëpunimi e lidhur me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;
  • Vëzhgim mbi perceptimin e diskriminimit në 12 shkolla të qyteteve të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës;
  • Një broshurë informuese mbi diskriminimin dhe bulizmin homofobik e shpërndarë në të gjitha shkollat e përzgjedhura të përfshira në inisiativës;
  • Faqe Facebook në ndihmë të stafeve akademike dhe nxënësve të institucioneve arsimore në mbarë vendin. Kjo faqe do të jetë e lidhur me faqen zyrtare te Ambasadës PINK, e cila do të shërbeje si platformë informuese për të rinjtë, prindërit, mësuesit dhe punonjësit sociale në lidhje me bulizmin dhe ngacmimet homofobike dhe transfobike.

Aktivitetet kryesore:

  • Realizimi i një vëzhgimi cilësor mbi perceptimet e stafeve të shkollave mbi çështjet dhe komunitetin LGBT, diskriminimin dhe trajtimin e barabartë;
  • Trajnime dhe seminare me mësues, psikologë dhe punonjës socialë të shkollave, rreth koncepteve LGBT, diskriminimin dhe bulizmin, Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi, trajtimin e barabartë, çështjet shëndetësore të lidhura me personat LGBT, etj;
  • Konferencë pune në bashkëpunim me MAS dhe të gjithë aktorët qëndrorë e lokale  për të prezantuar studimin si dhe gjetjet e nismës dhe punës në terren;
  • Publikimi i Vëzhgimit cilësor mbi perceptimet e stafeve të shkollave rreth komunitetit LGBT, diskriminimin dhe trajtimin e barabartë si dhe çështjet që i prekin më së shumti;
  • Orë të hapura me studentë të shkencave sociale në qytetet e Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Shkodrës;
  • Fuqizimi dhe mbështetja e nje grupi rinor për çështje të lidhura me komunitetin LGBT, diskriminimin dhe trajtimin e barabartë.

Për pyetje apo informacion të mëtejshëm kontaktoni:

Ambasada PINK
Tel: +3554 2265741
Email: [email protected]
www.pinkembassy.al

Mbështetësit Dhe Partnerët