Grupi Rinor

Kush jemi ne?

Ne jemi tё rinj nga komuniteti LGBTQI shqiptar dhe mbёshtetёsit e tij nga shoqёria nё tёrёsi dhe kemi formuar PINK Youth Group (PYG). Objektivi ynё ёshtё tё diskutojmё me bashkёmoshatarёt tanё; tё ndajmё historitё tona, tё flasim pёr çfarё na shqetёson, tё zgjidhim bashkё problemet, tё argёtohemi, tё kontribuojmё nё projektet dhe planet e Ambasadёs PINK, e cila na mbёshtet dhe mbi tё gjitha tё jemi tё rinj, dhe ta jetojmё rininё tonё mbushur me aktivitete qё sjellin njё ndryshim nё jetёn tonё dhe atё tё njerёzve pёrreth nesh.

Ku mblidhet PINK Youth Group?

Ne mblidhemi tek mjediset e Ambasadёs PINK, çdo tё Enjte nё orёn 17:00-19:00 nёn drejtimin e Tanit, Enit dhe Ergysit dhe me bashkёpunimin e grupit rinor tё cilёt janё gjithmonё e mё shumё nё numёr.

Cilat janё aktivitetet tona?

Nё takimet e tё Enjtes nё diskutojmё pёr tё drejtat tona, pёr jetёn e komunitetit LGBT nё shkolla, punё, rrugё dhe shoqёri. Ne flasim pёr pёrballjen me prindёrit, familjen, shokёt dhe shoqet dhe pёr tё drejtat tona. Ne informohemi pёr mёnyrat si tё mbrojmё veten, si tё jetojmё mё mirё dhe mё qetё identitetin dhe orientimin tonё seksual. Diskutimet dhe debatet tona pasohen nga lojёra edukuese, video dokumentare dhe terapi nё grup.

Pёrse ёshtё i rёndёsishёm PYG pёr ne?

Duke u angazhuar me PYG ne kemi arritur tё ndёrtojmё njё realitet mё tё mirё pёr veten tonё dhe miqtё rreth nesh. Gradualisht ne po zbulojmё mёnyrat si tё japim sa mё shumё kontribut brenda grupit, si tё sjellim njё ndryshim, si tё ndihemi mё tё fortё e mё tё sigurt nё atё çka jemi.

Ne jemi kёtu pёr:

  • pёr tё ndёrtuar njё komunitet krenar pёr atё qё ёshtё
  • pёr tё fuqizuar komunitetin dhe rritur besimin tek vetja
  • pёr tё informuar komunitetin mbi tё gjitha çёshtjet me interes pёr ta.
  • pёr tё qenё njё derё e hapur pёr tё rinj LGBTIQ qё duan tё bashkohen apo njihen me ne.

Cfarё aktivitete zhvillojmё ne?

  1. Krijimi i gazetёs mujore Pink e-news, kontribut me reagime, feedback, shkrime, intervista etj.
  2. Krijimi i Teatrit PINK, me zhvillimin e shfaqjeve me tematikё LGBT.
  3. Kontribut nё zhvillimin e leksioneve dhe fushatave informuese per tё rinjtё, komunitetin dhe shoqёrinё.
  4. Pjesёmarrje nё ekskursione, udhёtime nё grup dhe pinknik brenda ose jashtё qytetit.
  5. Zhvillim dhe mbajtje kontakti me komunitetin LGBT nёpёr rrethe.
  6. Organizim dhe pjesёmarrje nё festёn mujore – party nё njё nga club-et e qytetit etj.

Pёr tu bashkuar me PINK Yuth Group dёrgoni njё e-mail nё adrresёn [email protected]


Afati i fundit për aplikime: 31 Janar 2017 Të dashur miq dhe kolegë, Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri është një organizatë jo-fitimprurëse e cila punon për mbrojtjen...

Mbështetësit Dhe Partnerët