Hueyda el Saied - Ambasadore e të Drejtave LGBT

25 Prill 2013 - Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri zhvilloi pranë mjediseve të saj një takim mes artistes së mirënjohur Huyeda el Saied dhe Grupit Rinor PINK. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Ambasadori i parë i PINK, Z. Altin Hazizaj që moderoi dhe takimin si dhe Ambasadorja e PINK, Znj. Belioza Çoku.

Huyeda ka shprehur dëshirën të aktivizohet në kauzën e të drejtave të njeriut dhe më konkretisht në atë të të drejtave LGBT duke u bërë Ambasadore pranë PINK / LGBT Pro Shqipëri. Qëllimi i takimit ishte që vetë vullnetarët dhe vizitorët e Ambasadës PINK të parashtronin përshtypjet dhe kërkesat e tyre për Ambasadoren e re.

Diskutimi u zhvillua si një bisedë miqësore dhe ishte si çdo aktivitet tjetër në PINK, duke mos pasur probleme apo komplekse se midis nesh ishte një ndër figurat më interesante të Show Biz-it shqiptar. Të gjithë ishin kuriozë dhe donin të dinin pse Huyeda ishte e motivuar të mbronte një kauzë kaq të paragjykuar në realitetin shqiptar. Shumë miqësisht Huyeda tregoi për shkollimin e saj në drejtësi dhe për interesin në të drejtat e njeriut, “Unë gjithmonë kam qënë e interesuar për minoritetet, duke qënë se dhe vetë jam pjesë e minoriteti”, pastaj duke qeshur shtoi: “Megjithëse në rastin tim, vetëm unë kam qënë, por gjithsesi mendoj se ju kuptoj, e di çdo të thonë paragjykimi dhe stereotipet.” Më pas ajo tregon për diversitetin në vetë jetën e saj dhe për miqësitë që ka me persona që janë LGBT dhe për njohjen e saj në botën LGBT, “ Mendoj se është çështje sa rehat je me veten, se sa e pranon seksualitetin tënd dhe sa je i/e gatshme të flasësh hapur qoftë dhe për këto tema.”

Duke konsideruar shoqërinë tonë dhe realiteitn shqiptar, u shtrua pyetaj nëse Huyeda kishte frikë se mos pjesmarrja e saj në lëvizjen LGBT do të kishte ndikim në karrierën e saj dhe mbase do i vinin në diskutim orientmin e saj seksual. “Unë nuk e kam problem nëse diskutojnë orientimin tim seksual, sepse e kanë bërë dhe më parë duke qënë që gjithmonë është ditur që jam mëndje hapur dhe kam shoqëri LGBT.” Huyeda nuk mendonte që pjesmarrja në lëvizjen LGBT do i ndikonte në karrierë dhe tregon dhe për eksperiencat e saj të mëparshme me të drejtat e njeriut dhe kënaqësinë që i jëp kjo përfshirje dhe se sa mund të mësojë njeriu prej eksperiencave të tilla.

Më pas Grupi Rinor PINK dha disa sugjerime për fushat që mund të përqëndrohet si Ambasadore. Sygjerimet ishin kryesisht në sensibilizimin në shkolla ose institucionet edukuese dhe për thyerjen e steriotipeve që rëndojnë kryesisht mbi meshkujt dhe femrat gay. Kjo hapi tema dhe debate të ndryshme prandaj Huyeda ra dakort të mbetëj në kontakt me djemtë dhe vajzat e grupit rinor që të mund ta informomin më tej mbi shqetësimet e tyre dhe ta ndihmonin që të bënte sa më mirë Ambasadoren e një kauze sa të drejtë aq dhe të paragjykuar.

Ambasada PINK e falenderojnë përzemërsisht Huyeda el Saied për angazhimin dhe motivimin e treguar dhe duke ofruar mbështetejn në punën e saj i uron suksese si Ambasadore e PINK / LGBT Pro Shqipëri.

Mbështetësit Dhe Partnerët