KËSHILLI I MINISTRAVE MIRATON PLANIN KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR PERSONAT LGBTI

Tiranë, 25 Maj 2016 – Shqipëria shënon një tjetër arritje në drejtim të avancimit të të drejtave të komunitetit LGBTI. Sot Qeveria Shqiptare miratoi Planin Kombëtar të Veprimit për Personat LGBTI në Republikën e Shqipërisë për vitet 2016 - 2020. Miratimi i këtij dokumenti është një arritje e jashtëzakonshme për komunitetin LGBTI, pasi që prej miratimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në vitin 2010, Shqipëria ka miratuar vetëm një politikë publike në mbështetje të komunitetit LGBTI në vend.

Plani kombëtar parashikon një model ndryshimi, i cili përfshin masa për legjislacionin, politikën sociale, administratën publike dhe shërbimet, me qëllim për të krijuar një kulturë përfshirjeje dhe hapjeje ndaj diversitetit dhe për forcimin e komunitetit të LGBTI.

Ambasada PINK përshëndet miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit dhe dëshiron të falenderojë Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, e cila në mënyrë të jashtëzakonshme ka lobuar dhe mbështetur këtë nismë që ditën e parë.

Për arritjen e qëllimeve dhe objektivave të Planit janë parashikuar ndërhyrje në disa nivele duke përfshirë zhvillime legjislative, politika, përafrimin me politika dhe strategji të tjera të përfshirjes, programimin dhe ofrimin e shërbimeve të standardizuara, trajnimin e stafeve profesionale dhe ofruesve të shërbimeve.

Për më tepër informacion kontaktoni në adresën [email protected] ose në numrin e telefonit: 0035542265741.

Mbështetësit Dhe Partnerët