Lajme

Parlamenti Europian miratoi një zgjidhje për kushtetutën e rishikuar të Hungarisë. Duke I rikujtua Hungarisë detyrimin kundrejt ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, Parlamenti vuri në dukje se ligji themelor hungarez deshton të bëjë të jashtëligjshme diskriminimin me bazë orientimin seksual. Duke cituar kritikat e shumta të...
Lojtari 24 vjecar i kriketit Steven Davies është i pari sportist profesionist i lojës së kriketit që e pranon hapur homoseksualitetin e tij. Madje është i treti sportist profesionist që e deklaron publikisht orientimin e tij seksual pas Thomas, një ylli të regbi dhe futbollistit Justin Fashanu i cili vdiq në vitin 1998. Gjatë leximit të kësaj...
Diskutohen në Tiranë sfidat kundër diskriminimit. PINK: Tani duhen rezultate konkrete. LGBT PRO/Ambasada PINK diskutuan sot paradite gjatë një konference të organizuar nga qeveria në bashkëpunim me PNUD disa nga sfidat me të cilat duhet të përballet Shqipëria për të luftuar diskriminimin. Një vit pas miratimit të ligjit për Mbrojtjen nga...
Revista e përjavshme FreePress i kushton në numrin e saj të fundit plot 3 faqe çështjes së të drejtave të komunitetit LGBT në Shqipëri. Kjo revistë, tashmë e njohur, publikon në këtë numër një intervistë me një pjestar të këtij komuniteti në Tiranë i cili tregon për të gjitha vështirësitë që i duhet të hasë çdo ditë në mënyrë që të jetojë...
Një senator i kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deklaroi se ishte gay, pasi kishte votuar kundër të gjitha nismave pro-gay përgjatë 14 viteve kur shërbeu në Senat. Republikani Roy Ashburn deklaroi homoseksualitetin e vet gjatë një emisioni radiofonik në Kaliforni. Ashburn deklaroi se votimet e tij në Senat kishin reflektuar dëshirat...
1 Shkurt 2012 Në linjë të njëjjtë me kriminalizimin shtetëror të marrëdhënieve homoseksuale në Iran, gjatë ditëve të fundit zyrtarë të këtij vendi kanë mbrojtur homofobinë e sanksionuar me ligj në Iran duke e imponuar atë si një normë kulturore dhe fetare. Ditën e Shtunë, 29 Janar, mediat iraniane kanë perifrazuar Shefin e Policisë së Shtetit të...
Zbardhen dëshmitë që provuan fajësinë e shtetasit kosovar Sabajdin Hoxha, i dënuar pak kohë më parë për akuzën e “vrasjes me dashje” ndaj travestitit Petrit Muça, të njohur si “Kristina”.Travestiti “Kristina” ndërroi jetë pasi u pre më thikë në fyt mbrëmjen e 19 shtator 2009, pranë rrugës “Abdi Toptani” në Tiranë. Në vendimin e Gjykatës bëhet...
16 Janar 2011 Anëtare të Parlamentit të Suedisë, deklaruan gjatë javës së shkuar se nuk do të kërkojnë heqjen e kërkesës për sterilizim të personave transgjinorë të cilët duan pranimin ligjor të gjinisë së tyre. Anëtarë të Parlamentit Europian i kërkuan Suedisë të implementojë këto ndryshime. Aktualisht, Suedia kërkon që personat transgjinorë të...
16 Janar 2012 Gjykata e Lartë e Apelit të Turqisë ka urdhëruar të përditshmen Yeni Akit të paguajë kompensim për fyrjet ndaj personave LGBT në një artikull të publikuar në vitin 2008, sipas një raporti të publikuar nga Hurriyet. Yeni Akit botoi një artikull me titullin “Uskul preferon perversët”, duke iu referuar Z. Zafer Usul, asokohe Kryetar i...
Fjalori që përdoret shpesh herë nga politikanët, në seancat parlamentare është cilësuar jo vetëm diskriminues por frymëzon edhe dhunë nga drejtori i LGBT PRO/Pink, Kristi Pinderi. Në intervistën dhënë për “Gazeta shqiptare”, Pinderi tregon se ky fjalor që përdoret nga ministra, deputet dhe politikan të tjerë është një diskriminim dhe një dhunë e...
Tirane, 1 Dhjetor 2010 – PINK EMBASSY/ LGBT PRO u bene sot pjese e fushates kombetare ne lufte kunder AIDS, ne kuader te dites boterore kunder HIV/AIDS. PINK EMBASSY/ LGBT PRO u be pjese e Konferences per shtyp organizuar nga Ministria e Shendetesise, ISHP dhe UN Albania gjate se ciles u theksua se edhe pse trajtimi me antiretroviral i pacienteve...
TURP! KUVENDI I SHQIPËRISË T’I JAP FUND DISKRIMINIMIT TË KOMUNITETIT LGBT NË SHQIPËRI! Përmes këtij reagimi publik LGBT PRO/PINK Embassy akuzon publikisht Komisionin Parlamentar të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë se ka konsumuar në mënyrë të hapur një rast të pastër diskriminimi ndaj komunitetit LGBT në Shqipëri! Në 8 Nëntor 2010, LGBT...
Tritan Shehu rrezikon të gjobitet nga Komisioneri për Mbrotjen nga Diskriminimi, me një shumë nga 10 mijë deri në 60 mijë lekë. Arsyeja është deklarata e nënkryetarit të Komisionit të Shëndetësisë, në një nga seancat dëgjimore më 1 dhjetor 2010 të komisionit për situatën e virusit të HIV/AIDS në Shqipëri, ku deklaroi se: "Ka ardhur momenti që...
nga Enida Bogdani 10-Tetor-2010 - Në pjesë e madhe e mediave shqiptare dhe atyre ndërkombëtare dhanë lajmin për ndalimin e Pride në Beograd. Duke rrisjellë në kujtesë ngjarjet e Pride 2010, kur qendra e Beogradit u kthye pothuajse në shesh lufte, Qeveria serbe vendosi të ndalojë, për të dytin vit rradhazi mbajtjen e këtij aktiviteti. Por, lajmet...
10 Korrik 2010 Nga Kristi Pinderi  Botuar ne Gazeten Panorama Ka shumë arsye pse Klodi i Big Brother acaron shumicën e shqiptarëve sot! Klodi acaron intelektualët, acaron politikanët, ai acaron gazetarët e drejtuesit e medias! Klodian çela acaron në njëfarë mënyre vetë komunitetin e homoseksualëve dhe të lesbikeve, madje madje, Klodi acaron edhe...
Një vullnetar për grupin Integrity Uganda është gjetur me kokë të prerë në një fermë gjatë kërkimeve që po bëheshin për një prift të që ka humbur prej mëse një muaji. Jim Burroway i Box Turtle Bulletin tregon nëpërmjet blogut Anglikan Changing Attitude, se kërkuesit gjetën kokën e prerë të Pasikali Kashusbe në një gropë wc-je të një ferme të...
Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, në bashkëpunim me Forcat e Armatosura dhe me OSBE publikuan sot në Tiranë Udhëzuesin për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të personelit të Forcave të Armatosura. Me rastin e prezantimit të këtij manuali, u zhvillua në Akademinë e Mbrojtjes një Konferencë Kombëtare për këtë cështje ku një prej...
Në Akademinë Marubi u organizua një forum në lidhje me Diskriminimin, fjalimet e urrejtjes (hate speeches), me të drejtën për një gjykim të drejtë dhe objektiv (fair trials) dhe në lidhje me Ligjin Anti-Diskriminim. Ky forum u organizua nga Akademia Marubi, në bashkëpunim me LGBT PRO Shqipëri, Komitetin Shqiptar të Helsinkit dhe Civil Rights...
Një i ri nga Afrika e Jugut ka fituar titullin Mister Gay i Botës 2010   Charl Van den Berg, një pronar restoranti 28-vjeçar nga Cape Town, u emërua dje fitues në një ceremoni në Oslo, Norvegji. Van deb Berg tha: "Qëllimi im është të kontribuoj për të thyer stereotipet dhe mendimet e ndryshme në komunitetin global dhe për të promovuar unitet...

Pages

Mbështetësit Dhe Partnerët