LANÇOHET RRJETI KOMBËTAR PËR TË DREJTAT LGBTI NË SHQIPËRI

Tiranë, 18 Maj 2017 – Ambasada PINK, një ndër organizatat kryesore që punon për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të komunitetit LGBTI në Shqipëri në bashkëpunim me Open Mind Spectrum - OMSA e cila është një organizatë e re, e themeluar në vitin 2013 me fokus kryesor të punës së saj duke qenë punë në komunitet dhe avokim prezantuan sot përpara mediave dhe publikut të gjerë “Rrjetin Kombëtar për të Drejtat LGBTI”. Takimi prezantues u organizua tek Reja, një hapsirë moderne artistike, dedikuar komunikimit me publikun në qytetin e Tiranës.

Rrjeti Kombëtar për të Drejtat LGBTI është një strukturë jo-formale i përbërë nga përfaqësues të grupeve e organizatave LGBTI të shoqërisë civile, organizatave që në fokus të punës së tyre kanë të rinjtë, fëmijët, gratë, grupe të ndryshme të marxhinalizuara dhe që janë në mbrojtje të të drejtave LGBTI dhe fuqizimit të komunitetit LGBTI,ku pavarësisht fokusit të punës së tyre, bindjeve politike, statusit ekonomik, social, orientimit seksual, identietit gjinor, aftësive apo grupimeve, në të cilat bëjnë pjesë, ata vijnë së bashku nën këtë grupim për tu konsultuar e ndërmarrë veprime e iniciativa të përbashkëta në interes të të gjithë personave LGBTI anembanë Shqipërisë.

Ky rrjet ka si qëllim promovimin e të drejtave të komunitetit LGBTI, në nivel lokal dhe kombëtar, rritjen e angazhimit dhe përfaqësimit të të rinjve dhe të komunitetit LGBTI në të gjitha fazat e vendimarrjes e hartimit të politikave për përmisimin e jetesës së tyre, si dhe nxitjen e krijimit të politikave, ligjeve dhe programeve për mbështetjen e komunitetit LGBTI në Shqipëri.

Gjithashtu gjatë këtij aktiviteti lançues u firmos dhe letra e angazhimit nga organizata të cilat kanë shprehur dëshirën e tyre për tu angazhuar në avancimin e kauzës LGBTI.

Për më shumë informacion kontaktoni:

Ambasadën Pink: [email protected]

Mbështetësit Dhe Partnerët