LGBT PRO Albania Beson se:
1 - Të gjithë njerëzit lindin të barabartë në të drejta dhe në dinjitet
2 - Të drejtat e komunitetit LGBT (Lezbike, gej, biseksualë, transgjinore) janë të drejta të njeriut
3 - Çdo individ pavarësisht orientimit seksual apo identitetit gjinor duhet të jetë i barabartë në shanse dhe mundësi për të garantuar cilësinë e jetës. Këto shanse duhet të jenë të njëjtat shanse që shoqëria i ofron kujtdo pjesëtari tjetër të vet.
4 - Homofobia mund të luftohet e mbi të mund të fitohet përmes një pune informuese dhe përmes shembujve positive
LGBT PRO Shqipëri punon për të drejtat dhe çështjet e minoriteteve seksuale në vend dhe përfaqëson këtë komunitet duke adresuar të drejtat dhe problemet e tyre në Shqipëri.
LGBT PRO Shqipëri punon për të promovuar respektimin e të drejtave të minoriteteve seksuale, për t’i mbrojtur nga dhuna dhe diskriminimi, për të ndërgjegjësuar për të drejtat e tyre në nivelin kombëtar dhe lokal, nëpërmjet lobimit dhe avokatësisë, ndikimit në përmirësimin e politikave dhe legjislacionit, ngritjes së kapaciteteve, informimit dhe hulumtimit.