LINJA KOMBËTARE E KËSHILLIMIT PËR ADOLESHENTËT DHE TË RINJTË LGBTI

Tiranë, 19 Maj 2017- Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë /ALO 116 , një ndër organizatat kryesore për mbrojtjen e të drejtave të adoleshentëve dhe fëmijëve, dhe Ambasada Pink prezantuan ditën e sotme konceptin “Linja Kombëtare e Këshillimit për adoleshentët dhe të rinjtë LGBTI”. Prezantimi  u realizua në kuadër të mbështetjes që ALO 116 ka dhënë gjatë javës së IDAHOT dhe Festivalit të 8-të të Diversitetit për të Drejtat LGBTI në Shqipëri.

Takimi u ndal kryesisht në dy momente kryesore. Së pari u prezantua koncepti “Linja Kombëtare e Këshillimit për adoleshentët dhe të rinjtë nga Komuniteti LGBTI” dhe së dyti u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës Pink dhe Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijët ALO 116.

Ambasada PINK bazuar në gjetjet e raportit të parë mbi diskriminimin e adoleshentëve dhe të rinjve në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në arsimin publik në Shqipëri, bashkoi forcat me Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë në Shqipëri për të punuar për  ngritjen e një shërbimi të tillë të rëndësishëm për mirëqenien dhe mbrojtjen e adoleshentëve dhe të rinjve LGBTI.  Ekspertiza e linjës telefonike kombëtare do të ndihmojë ekipin PINK dhe vullnetarët për të mësuar se si të mbështesin adoleshentët dhe familjet e tyre në krizë, në rrezik apo që kanë nevojë për mbrojtje.

Linja për Adoleshentët LGBTI do të jetë një shërbim konfidencial, mbështetës dhe fuqizues për ta, si dhe të afërmit, miqtë, mësuesit, psikologët etj. Linja e Ndihmës është një shërbim 24/7 për të gjithë adoleshentët LGBTI nga e gjithë Shqipëri dhe ofron një mbështetje proaktive dhe të koordinuar për të gjitha problemet dhe shqetësimet me të cilat ata ndeshin në jëtën e tyre.

Mbështetësit Dhe Partnerët