Malta miraton ligjin inovator për njohjen e gjinisë

Organizatat LGBTI në Europë kanë mirëpritur miratilin e ligjit për Identitetin Gjinor, Shprehjen e Gjinisë dhe Karakteristikat e Seksit, në Maltë, si një nga ligjet më inovatore dhe moderne për të drejtat e personave trans dhe interseks në Europë. Parlamenti maltez e miratoi këtë ligj në fillim të muajit Prill. Ky është një hap shumë i madh inkurajues për të gjitha vendet e tjera në Europë që synojnë të garantojnë barazi në të njëjtën fushë. Ky ligj garanton proçedura transparente, të shpejta dhe të aksesueshme për njohjen ligjore të gjinisë bazuar në të drejtën e vet-vendosjes së individit si dhe parashikon masa pro-aktive për garantimin e barazisë.

Ligji gjithashtu njeh të drejtën e çdo personi për të jetuar identitetin të tyre gjinor dhe për ta shprehur atë lirisht. Gjithashtu, kjo proçedurë përmbush rekomandimet e Këshillit të Europës për proçedura të shpejta, transparente dhe të aksesueshme.

Sipas proçedurës së re, çdo qytetar ka të drejtë që të paraqitet përpara një noteri ku dhe deklaron ndryshimin e gjinisë së tij/saj pa pasur nevojë të paraqesë asnjë informacion mjekësor. I gjithë proçesi nuk zgjat më shumë se 30 ditë. Kështu përmbush edhe një nga misionet e njohjes gjinore që i mundëson individit të vazhdojë jetën pa ndërprerje të gjata burokratike.

Aplikimi për ndryshim ligjor të gjinisë mund të behët edhe nga një i mitur përmes një proçedure gjyqësore. Prindërit ose kujdestarët ligjorë të një të mituri mund të aplikojë për të. Në këto raste duhet të mbrohen dhe kihen parasysh interesi dhe mendimi i fëmijës.

Ligji parashikon që prindërit apo kujdestarët ligjorë të mos caktojnë gjininë e fëmijës në çertifikatën e lindjes dhe të lejojnë që vetë fëmija të prononcohet për gjininë e tij/saj në moshë më të rritur. Kjo është diçka shumë pozitive sidomos për fëmijët interseks (hermafroditë) e drejta për vet-vendosje e të cilëve mund të shkelet padrejtësisht nga prindërit apo mjekët pediatër. Ligji rregullon gjithashtu kujdesin mjekësor, ndalon ndërhyrje kirurgjikale tek fëmijët dhe bebet interseks, dhe reformimin e mbledhjes së të dhënave personale. Gjithashtu ligji parashikon masa në fushën e shëndetit, mos-diskriminimit dhe drejtësisë penale për të krijuar një mjedis mbështetës dhe gjithpërfshirës për personat trans dhe interseks.

Ky ligj është një standart i ri për Europën. Ai përmbush plotësisht të drejtat e personave trans dhe interseks dhe krijon kushtet për një shoqëri më të barabartë e cila i njeh dhe mbron personat interseks dhe trans në çdo fushë të jetës. Ligjvënësit në vende të tjera të Europës duhet të frymëzohen nga ky standart i ri dhe të veprojnë.

Para miratimit të ligjit Malta zhvilloi një konsultim publik, tre dëgjesa në parlament dhe disa debate publike. Partitë në pushtet dhe ato të opozitës votuan në favour të ligjit të ri. 

Mbështetësit Dhe Partnerët