NDAHEN ÇMIMET KOMBËTARE “30 PERSONAT E VITIT 2017” PËR MBËSHTETJEN DHE AVANCIMIN E KAUZES LGBTI NË SHQIPËRI

17 Maj 2017 – Ditën e sotme në një aktivitet special të organizuar tek “Qendra për Hapje dhe Dialog” në Kryeministri, Ambasada PINK/LGBT Pro në konsultim me komunitetin LGBTI dhe persona që punojnë për këtë kauzë në vendin tonë, për të tretin vit rradhazi ndanë Çmimin Kombëtar “30 Personat e Vitit 2016” për personazhe publikë dhe jopublikë, të cilët përmes punës së tyre, profesioneve që ushtrojnë, aktivizmit dhe angazhimit, kanë dhënë një mbështetje në rritjen e ndërgjegjësimit të opinionit publik për kauzën LGBTI.

Ambasada PINK është e vetëdijshme se shumë njerëz, të njohur ose jo për publikun, kanë dhënë dhe do të japin mbështetje për më shumë barazi, respekt dhe integrim të personave LGBTI në shoqërinë shqiptare. Ne jemi gjithashtu të vetëdijshëm se mbështetja më e madhe dhe e rëndësishme për çdo person LGBTI vjen nga nënat, baballarët, motrat, vëllezërit, shokët, shoqet, kolegët, mësuesit, mjekët etj. Në çdo çast e moment kur kjo ka qenë e nevojshme.

Gjithashtu, edhe vetë termi “mbështetje” është relativ. Nëse për disa personazhe publikë, mbështetja nën kupton një angazhim serioz në media apo politikë, për disa të tjerë kjo mbështetje mund të jetë biseda mes miq e të njohur në mënyrë pozitive dhe mbështetëse për personat LGBTI, duke kundërshtuar batuta homofobike mes shoqërisë, duke reaguar denjësisht ndaj një mesazhi ofendues kundër personave LGBTI në mediat sociale etj.

Një tjetër efekt i konstatuar gjerësisht tek mbështetësit e kauzës LGBTI janë sulmet dhe kritikat që ata kanë marrë nga njerëz të ndryshëm dhe rrethet e tyre shoqërore. Kjo tregon, se mbështetja nuk kërkon thjesht një mirëkuptim dhe dashamirësi, por kërkon gjithashtu kurajo dhe force nga njerëzit të cilët kanë dale nga zonat e tyre të komfortit dhe kanë folur me zë dhe force për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Për të ndarë Çmimet Kombëtare, të ftuar special në këtë event ishin:

Znj. OltaXhaçka, Ministre e Mirëqenjes Sociale dhe Rinisë,

Znj. KlajdaGjosha, Ministre e Integrimit,

Znj. VasilikaHysi, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Legjislacionin, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut,

Znj. Nora Malaj, zv-Ministre e Arsimit,

Znj. ElonaGjebrea, zv-Ministre e Brendshme,

Mr. Claus Neukirch, Përfaqësues i Zyrës së Këshillit të Europës,

Mrs. RomanaVlahutin, Ambasadore e BE-së në Shqipëri,

Në përfundim të ndarjes së çmimeve, Ambasada PINK në bashkëpunim me TOP Channel shfaqën dokumentarin e pare në Shqipëri mbi çështjen e të drejtave të personave transeksualë në Shqipëri të titulluar DOKU FILM: “TRANS ALBANIA”, ku si e ftuar speciale ishte realizuesja e këtij dokumentari  Znj. Jetona Koçibelli nga Top Channel.

30 personazhet publikë dhe jopublikë, të cilët përmes punës së tyre, profesioneve që ushtrojnë, aktivizmit dhe angazhimit, kanë dhënë një mbështetje në rritjen e ndërgjegjësimit të opinionit publik për kauzën LGBTI, janë:

Mbështetësit Dhe Partnerët