Ngrihet Komiteti Organizator i Tirana Pride 2013

Tiranë, 28 Qershor 2012 – Ambasada PINK/LGBT Pro Shqipëri priti sot takimin e parë konsultativ me organizatat e shoqërisë civile në Shqipëri dhe institucionet publike në vend me qëllim nisjen e përgatitjeve të koordinuara për organizimin e Paradës së Parë zyrtare në mbrojtje dhe përkrahje të të drejtave të komunitetit LGBT në Shqipëri. 

Pas eksperiencës pozitive në organizimin e Festivalit të Diversitetit në Maj 2012, me përkrahjen e institucioneve të pavarura të të drejtave të njeriut, komunitetit LGBT në Shqipëri, shoqërisë civile, Qeverisë shqiptare dhe komunitetit ndërkombëtar, Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri inicioi sot punën për krijimin e Komitetit Organizator të Parada e Tiranës 2013, i cili do të udhëheqë organizimin e eventeve dhe aktiviteteve, që do të kulmojnë me marshimin e Paradës LGBT në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Parada e Tiranës 2013 do të përbëjë një risi në jetën sociale dhe politike të Tiranës, por edhe të të gjithë Shqipërisë, pasi për herë të parë në historinë e vendit tonë, komuniteti LGBT, familjet dhe mbështetësit e tyre, shoqëria civile me mbështetjen edhe të institucioneve publike, organizatat LGBT nga Ballkani dhe Europa, do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” duke mbajtur flamurin LGBT për të kërkuar respekt, barazi dhe dinjitet për të drejtat e një ndër komuniteteve më të përndjekura në Shqipëri.

Parada e Tiranës 2013 do të përbëjë edhe një sfidë për mentalitetin e vjetër, i cili paragjykon, diskriminon, dhunon, përjashton apo kërkon lënien në harresë të përsonave me orientim seksual dhe identitet të ndryshëm nga ai i shumicës së popullësisë, për shkak sepse ata shfaqin orientimin e tyre seksual haptazi në publik.

Mbështetësit Dhe Partnerët