NJOFTIM PUNËSIMI - Koordinator/e me Pushtetin Vendor

Përshkrimi: Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri kërkon të punësojë me kohë të plotë, një koordinator pranë zyrës së saj në kuadër të Projektit “Përmirësimi i jetës së personave LGBT në nivel lokal”. Koordinatori do ti bashkohet ekipit ekzistues dhe do të koordinojë aktivitetet me disa nga institucionet kryesore qeverisëse dhe arsimore të qyteteve Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Shkodër.  

Detyrat:

  • Ndërton dhe mban marrëdhënie pune me zyrtarët e Bashkive përkatëse, institucionet arsimore, organizatat dhe mediat lokale;
  • Ndërton dhe mban marrëdhënie të rregullta me komunitetin LGBT në qytetet përkatëse dhe organizatat e të drejtave të njeriut, grave, të rinjve etj;
  • Identifikon nevojat, problemet dhe prioritetet e partnerëve lokalë dhe i transmeton  ato tek drejtuesi i projektit;
  • Koordinon aktivitetet lokale me institucionet – takime pune, seminare, trajnime etj,
  • Mirëmban dhe përditëson databazën e kontakteve dhe informon stafin për çdo ndryshim;
  • Informon ekipin mbi aktivitetet lokale dhe identifikon mundësi bashkëpunimi me aktorë lokalë etj;
  • Zbaton planin e punës dhe të aktiviteteve të Programit dhe cdo detyrë tjerët të ngarkuar nga Ambasada PINK;
  • Është i/e gatshëm/e të udhëtojë në qytetet e sipër-përmendura.
  • Raportim i progresit, nevojave dhe rezultateve pranë drejtorit të projektit;

Kualifikime / Kërkesa

  • Arsim i lartë në Shkencat Sociale si Punë Sociale, Shkenca Politike Administrim Publik etj;
  • Njohuri të mira mbi funksionimin e administratës publike dhe institucioneve lokale;
  • Njohuri dhe eksperiencë në fushat e të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe ato LGBT në veçanti;
  • Eksperience mbi 3 vjet në pozicione menaxheriale ose koordinuese në organizata të shoqërisë civile ose institucione publike;
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe të shkruarit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze në të folur dhe në të shkruar;

Kontakt:

Të interesuarit të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën e emailit [email protected] brenda datës 25 Shtator 2015. Tema e Emailit duhet të jetë: “Aplikim Koordinator/e Kombëtar/e”. Në aplikim të bashkangjitet forma e aplikimit, të cilën e gjeni ne fund të këtij dokumenti, një CV shqip ose anglisht e përditësuar rrishtaz dhe një letër motivimi. Aplikimet që nuk përmbushin këto kritere do të refuzohen. Kandidatët që kalojnë fazën e parë do të kontaktohen për një intervistë pranë Ambasadës PINK brenda muajit Shtator 2015.

Deklaratë mbi trajtimin e barabartë dhe jo-diskriminues: Ambasada PINK promovon dhe mbron në mënyrë aktive principet e trajtimit të barabartë dhe jo-diskriminues në të gjitha politikat e sa, përfshi edhe ato të punësimit. Ambasada PINK është e përkushtuar të kundërshtojë ccdo formë dhe lloj diskriminimi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë bazuar në karakteristika të tilla si gjinia, orientimi seksual, identiteti gjinor, shprehja e identitetit gjinor, karakteristikat seksuale, gjendjen civile, etninë, kombësinë, racën, besimin, statusin shëndetësor, statusin e HIV-it apo ccfarëdolloj karakteristike tjetër. Megjithatë, duke njohur ekzistencën e diskriminimit të shumëfishtë kundër personave LGBTI në shoqërinë shqiptare, në rastin e kualifikimeve të njejta mes kandidatëve, PINK do t’u japë përparësi kandidatëve LGBTI. 


SHKARKO FORMULARIN E APLIKIMIT

Mbështetësit Dhe Partnerët