Qytetet e ngjyrave

Qytetet e ngjyrave janë ato qytete bashkitë dhe institucionet e të cilave kanë politika miqësore dhe integruese ndaj personave lezbike, gej, biseksualë dhe transgjinorë.

Aktualisht Ambasada PINK / LGBT Pro Shqipëri po punon për përmirësimin e kushteve të jetesës së personave LGBT në gjashtë qytete të vendit, përkatësisht Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Korçë dhe Shkodër. Në bashkëpunim me Bashkitë e këtyre qyteteve ne do përpiqemi të rrisim kapacitetet e ofruesve të shërbimeve pranë Bashkive dhe të ndërgjegjësojmë aktorët lokalë për të drejtat e komunitetit.

Një nga objektivat finalë është integrimi i personave LGBT në jetët e komuniteteve lokale.

“Qytetet e ngjyrave” janë shumë të njohura në vende të ndryshme të Europës dhe falë tyre jetesa e personave LGBT është bërë më e lehtë në nivel komunitar.

Për më shumë informacion mbi këtë projekt shkruani në adresën amarildo.fecanji@crca.al

 

Mbështetësit Dhe Partnerët