• Shqip
  • English

Video chat

Webcam chat by Camamba

PINK Ekspo-Koha për tu shprehur 26-30 Dhjetor 2011

 

 

Të dashur miq dhe mikesha të PINK, të dashur PINK Youth Group, të dashur mbështetës të komunitetit LGBT.

Me rastin e festave të fundvitit dhe përmbylljes me sukses të 12 muajve aktivitetesh dhe arritjesh, Ambasada PINK ka kënaqësinë t’ju ftojë në një ekspozitë shumë të veçantë, protagonistët e të cilës do të jeni vetë ju.

Ashtu siç duhet të funksionojë në një komunitet që mbron vlerat e lirisë së shprehjes, mendimit dhe zgjedhjes ne jemi këtu për t’ju ftuar të sillni krijimet tuaja artistike të çfarëdollojshme që lidhen me jetën tuaj, me tematikat LGBT apo me një mesazh të veçantë që do donit ta ndanit me njerëz të tjerë. Nuk është parakusht që ju të jeni artistë, mjafton të keni dëshirën për të ndarë diçka të bukur me ne

Këto krijime mund të jenë foto, poezi, ese, momente nga udhëtime, piktura, vizatime, video etj të krijuara nga ju ose në bashkëpunim me miq dhe kolegë.

Juve nuk ju kërkohet të shfaqni emrin, mbiemrin apo të dhënat tuaja personale apo foto me imazhin tuaj. Gjithçka mund të jetë private.

 

 

Ekspozimi në muret dhe mjediset e PINK do të jetë një mënyrë për të dërguar një mesazh të bukur, takuar miq të rinj dhe për të bërë diçka të veçantë.

Disa nga aktivitetet e lidhura me këtë ekspozitë janë si vijon:

Ditën e Enjte, datë 15 Dhjetor, PINK Youth Group do të organizojnë diçka shumë speciale, artistike me foto dhe tekste e cila do të shfaqet javën e ekspozimit.

Gjatë çdo dite deri në fillimin e ekspozitës, të gjithë ju do mund të shkruani diçka tek “muri i mesazheve” një vend ku mund të ndani një emocion nga viti 2011, një mesazh për komunitetin LGBT, një poezi etj.

Ekspozita do të hapet zyrtarisht ditën e Hënë, 26 Dhjetor 2011 ora 17:00 tek mjediset e Ambasadës PINK dhe do qëndrojë e hapur deri në datën 30 Dhjetor ora 14:00.

Për të marrë më shumë informacion për këtë event dhe mënyrat se si mund të angazhoheni ju lutemi na kontaktoni në adresën: communitypink@gmail.com

Ju mirëpresim

Ambasada PINK



© 2010 Pink Embassy | All right reserved