• Shqip
  • English

Video chat

Webcam chat by Camamba

Ambasada PINK zhvillon trainime për përmirsimin e politikave të LGBT në Shqipëri

19 Dhjetor 2011

 

Më 14 dhjetor 2011, Ambasada PINK zhvillon trainimin të fokusuar në legjislacionin shqiptar me synim përmirsimin e politikave dhe situatës ligjore të personave LGBT në Sgqipëri. Trajnimi u dha nga dy ekspert të huaj, Yuri Gordon nga COC Hollandë dhe nga Gordan Bosanac nga Queer Zagreb.

Të pranishëm në trajnim ishin përfaqsues nga Ministria Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanceve të Barabarta, nga Drejtroia e Përgjithshme e Policisë, nga Zyra e Komisioneres kundër Diskriminimit si dhe stafi i Ambasadës PINK.

Trainimi shërbeu dhe si një shkëmbim eksperiencash rajonale dhe perëndimore me ekspertët e jashtëm. Duke u nisur nga motivimi i përfaqsuesve të nisitucioneve për çështjen LGBT, ekspertët e jashmtëm shprehën se Shqipëria ka punë për të bërë, por po ecën në rrugën e duhur. Në këtë trainim gjithashtu u diskutua legjislcaioni shqiptar në krahasim me atë hollandez, kroat dhe europian. Trajnuesit dhanë dhe një panoramë të shkurtër të çështjes LGBT e parë nga konteksti historik.

Diskutimi që u zhvillua gjtaë seancave të pyetje-përgjigje ishte shumë i gjallë dhe me plot polemika. Tema e minoriteteve seksuale është ende e brishtë, si në Shqipëri dhe Kroaci, si u shpreh dhe eksperti kroat. Diskutimi u ndal gjatë tek transgjinorët për shkak të problematikave më të theksuara që kanë. Të pranishmit ndanë shqetësimet, dhe pikëpyetjte e tyre në lidhje me këtë temë, pasi trainuesit me eksperiencë ndërkombëtare ishin të kurdoherë të gatshëm të përgjigjeshin pyetjeve. Kjo i dha mundësi të trainuarëve të kishin më pak paragjykime dhe komplekse me një temë mjaft të rrahur por dhe të paragjykuar për shoqërinë shqiptare.

Në fund të trainimit të pranishmit u pajisën me çertifikata, të firmosura nga të dy ekspertët dnërkombëtare, dhe shprehën dëshirën për një senacë të dytë trainimi. Ambasada PINK falenderon të pranishmit dhe ekspertët dhe planifikon një trajnim të dytë së shpejti.



© 2010 Pink Embassy | All right reserved