Orientimi seksual dhe identiteti gjinor nuk përbëjnë bazë për krime urrejtje në Greqi

Personat LGBT grekë të cilët vuajnë nga sulmet homofobike dhe transfobike nuk do të kenë akses në të sapo-formuarën Njësi të Krimeve të Urrejtjes sepse ligjvënësit grekë qëllimisht hoqën çdo referencë lidhur me orientimin seksual dhe identitetin gjinor nga Dekreti Presidencial “anti-racist” duke shkuar kundër direktivave të BE-së dhe rekomandimeve të Human Rights ëatch.
I përgatitur si draft nga Ministri i Rendit Publik dhe Mbrojtjes së Qytetarëve, Nikolas Dendias dhe i nënshkruar nga Presidenti i Republikës Karolos Papulias në 12 Dhjetor 2012, dekreti vendos krijimin e njësive speciale të cilat do të luftojnë dhunën raciste brenda Drejtorive të Përgjithshmë Policore të Atikës dhe Selanikut dhe zyrave përkatëse në komisariatet të cilat kanë mision dhe detyre hetimin e këtyre krimeve. Sipas nenit 1 të këtij projektligji, agjencitë do të mbulojnë vetëm “sulmet dhe ofezat e kryera kundër një personi apo grupi personash ekskluzivisht dhe vetëm për shkak të origjinës së tyre raciale, etnike apo besimit fetar.”

Burimi i këtij projektligji, Direktiva 2012/29/BE e Parlamentit Europian dhe Këshillit caktojnë “standarte minimale mbi të drejtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit në çdo vend anëtar të Bashkimit Europian” dhe në veçanti se “viktimat nuk duhet të vuajnë asnjë lloj diskriminimi duke përfshirë këtu eshte atë që lidhet me shprehjen e tyre gjinore, identitetin gjinor dhe orientimin seksual…”

Më tej, Human Rights ëatch në një letër të dërguar Ministrit të Rendit Publik (13 Nëntor 2012) shprehet se “është shumë e shqetësuar për raportet e shumta të kërcënimeve dhe sulmeve kundër personave lesbike, gei, biseksualë dhe transjignorë në Greqi. Për këtë arsye ne ju inkurajojmë që njësitë speciale policore të kenë mandate për të hetuar krime të kryera kundër individëve bazuar në orientimin e tyre seksual apo identitetin gjinor”.

Duke injoruar problemin e krimeve homofobike dhe transfobike në shoqërinë greke, agjencia publike mandatoi mohimin e mbrojtjes për disa prej njerëzve më vulnerabël në shoqëri. Kjo është shumë e vështirë për tu pranuar sidomos kur merren parasysh sulmet e fundit kundër personave LGBT në këtë vend apo edhe nxitjen e urrejtjes nga politikanë të partisë raciste “Agimi i Artë”. Dhe ky është vetëm një fraksion i vogël i sulmeve të dhunshme. Numri i personave të dhunuar mendohet të jetë edhe më i lartë por besohet se numri më i madh i tyre refuzojnë të raportojnë rastet e dhunës në polici me besimin se kjo e fundit do të bëjë shumë pak. Aktivistët grekë po punojnë për të inkurajuar personat LGBT që ti raportojnë këto raste dhe të kërkojnë drejtësi për tu siguruar që të drejtat e njeriut dhe dinjiteti i tyre të jetë i mbrojtur nga ligji dhe autoritetet përkatëse.

Deklaratë Publike nga Parada Athinës

Përkthimi: Stafi Ambasada PINK

Mbështetësit Dhe Partnerët