Parlamenti Europian i bën thirrje Turqisë, Bosnje dhe Hercegovinës dhe Shqipërisë të respektojë të drejtat LGBT

E Enjte, 21 Prill 2016 – Në raport progresin e fundit vjetor për vendet kandidate për Bashkimin Europian, Parlamenti ka vlerësuar situatën në Turqi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Shqipëri, duke përfshirë edhe gjendjen e personave LGBTI. Në fillim të vitit, Parlamenti vlerësoi progresin në Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoni.

Në raportin e Parlamentit mbi Turqinë, theksohen shqetësimet e tij për shkeljen e normave demokratike si liria e shprehjes dhe e medias. Parlamenti i kërkon Turqisë të respektojë të drejtat e pakicave dhe të përfshijë ndalimin e diskriminimit në bazë të identitetit gjinor dhe orientimin seksual në një Kushtetutë të re.

Parlamenti Europian shton se i vjen keq në dështimin për të përfshirë mbrojtjen e personave LGBTI në ligjin e krimeve të urrejtjes. Krimet e urrejtjes ndaj personave LGBTI janë një problem i madh në Turqi, të cilat shumë shpesh mbeten të pandëshkuara, ose të deklasuara në "provokime të padrejta" nga ana e viktimave.

Në raportin e tij për Shqipërinë, Parlamenti Europian thekson suksesin e Tirana Pride, i cili u mbajt pa incidente të mëdha në qershor 2015.

Parlamenti bën thirrje për masa legjislative dhe për politika efektive për të përforcuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të drejtat e pakicave dhe politikat anti-diskriminuese si një prioritet kyç në vend.

Për më tepër, parlamenti shpreh shqetësimet e tij rreth dhunës së urrejtjes në Bosnje dhe Hercegovinë, gjuhës së urrejtjes veçanërisht ndaj personave LGBTI, dhe rrjedhimisht i bën thirrje qeverisë që të ndërmarrë veprime për rritjen e ndërgjegjësimit për të drejtat e personave LGBTI midis gjyqësorit, agjensive të zbatimit të ligjit dhe publikut të gjerë.

Tanja Fajon, zv/presidente e nëngrupit të Parlamentit Europian për të drejtat LGBTI, komentoi: "Ndërsa zhvillime vërtet pozitive janë duke ndodhur për të drejtat LGBTI në Ballkanin Perëndimor, gjuha e urrejtjes dhe dhuna e urrejtjes mbeten problematike dhe në shumë raste nuk trajtohen."

"Politikanët duhet të tregojë më shumë guxim në të dënuarin e urrejtjes dhe për të parandaluar dhunën. Është koha për të drejtat e barabarta për të gjithë."

Kati Piri, anëtare e Parlamentit Europian si dhe anëtare e nëngrpit për të drejtat LGBT, në raportin e shkruar për Turqinë, shtoi: "Në përputhje me një rënie të përgjithshme të sundimit të ligjit në Turqi, respektimi i të drejtave LGBTI nuk janë përjashtim. Vitin e kaluar ne kemi parë anullimin e Marshimit të Krenarisë, si dhe rritje të gjuhës së urrejtjes në jetën politike të vendit.  

Mbështetësit Dhe Partnerët