Parlamenti Europian i kërkon Shqipërisë të forcojë përpjekjet për të drejtat LGBTI

6 Maj 2015 – Javën e kaluar Parlamenti Europian miratoi progres-raportin e përvitshëm për Shqipërinë. Eurodeputetët theksuan nevojën për të bërë më shumë në rritjen e barazisë për personat LGBTI.

Në raportin për Shqipërinë, eurodeputetët mirëprësin “ngritjen e grupit të punës për të drejtat LGBTI pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale” (paragrafi 21).

Gjithashtu, Parlamenti inkurajon qeverinë të punojë për një projektligj mbi njohjen ligjore të gjinisë, duke bërë të mundur arritjen e standarteve të Këshillit të Europës, përfshi edhe të drejtën për vet-vendosje të çdo individi.

Në vitin 2010 Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës miratoi rekomandimet për marrjen e masave në luftën kundër diskriminimit për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor çka kërkon që shtetet të heqin çfarëdolloj kërkese abuzive mbi proçedurat për njohjen e gjinisë.

Më tej, eurodeputetët inkurajojnë autoritetet shqiptare të krijojnë mundësinë që çifteve të të njëjtit seks tu njihet e drejta e bashkëjetesës përmes ligjit të bashkëjetesës, proçedurave të rregjistrimit apo barazisë në martesë (paragrafi 22).

Ulrike Lunaçek, eurodeputete dhe bashkë-Presidente e intergrupit LGBTI shtoi: “Principi i mos diskriminimit i miratuar me ligj në Shqipëri kërkon një strategji zbatimi efektive në mënyërë që jeta e personave LGBTI të përmirësohet. Është e papranueshme që njerëzit duhet të jetojnë ende në frikë thjesht sepse janë LGBTI”.

Tanja Fajon, eurodeputete dhe zv. Presidente e Integrupit LGBTI reagoi duke thënë: “Jam e lumtur për zhvillimet pozitive në rajon, por fatkeqësisht homofobia dhe transfobia mbeten një problem i madh në vendet aspirante për të hyrë në BE”.

“Duke votuar këtë raport, Parlamenti bën të qartë se respektimi i të drejtave të personave LGBTI është një aspekt kyç në integrimin europian të vendit”.

Burimi: http://www.lgbt-ep.eu/press-releases/european-parliament-asks-bosnia-herzegovina-and-albania-to-step-up-efforts-on-lgbti-rights/

Mbështetësit Dhe Partnerët