Parlamenti Europian shqyrton të drejtat LGBT në Ballkanin Perëndimor

22 Prill, 2013 – Javën e shkuar Parlamenti Europian miratoi pesë nga progres-raportet e tij vjetore për vendet kandidate dhe ato potenciale për të hyrë në BE. Shqipëria nuk është pjesë e këtij raporti ndërkohë që rekomandimet mbi të drejtat LGBT tashmë i kanë shkuar Kroacisë, Malit të Zi, Serbisë, Kosovës dhe Turqisë.

Për herë të parë asnjë grup politik i parlamentit nuk kërkoi heqjen e paragrafëve ku bëhen kërkesa dhe rezoluta specifike mbi të drejtat LGBT.

Në raportin e fundit të Kroacisë përpara hyrjes zyrtare të vendit në BE në 1 Korrik 2013, Parlamenti rekomandoi më shumë kujdes në lidhje me diskriminimin dhe aktet e dhunës duke kërkuar garantimin e lirisë së minoriteteve, përfshi edhe personat LGBT.

Anëtarët e Parlamentit mirëpritën zhvillimet pozitive në Malin e Zi, ku qeveria ka rritur përpjekjet në favor të të drejtave të personave LGBT, duke u angazhuar seriozisht me organizat LGBT dhe duke bashkëpunuar me vendet fqinje. Sulmet fizike dhe verbale u evidentuan si problematike.

Në lidhje me Serbinë, Parlamenti Europian veçoi rëndësine e luftës kundër fjalimeve homofobike, kërcënimeve dhe sulmeve fizike. Anëtarët e Parlamentit kanë qenë veçanërisht të shqetësuar mbi ndalimin e Paradës së Beogradit duke rekomanduar që autoritetet të marrin masa specifike për të rritur njohuritë mbi të drejtat LGBT, të luftojnë homofobinë dhe të përmirësojnë sigurinë.

Ndërkohë diskriminimi dhe sulmet kundër aktivistëve LGBT në Kosovë mbeten një shqetësim, sidomos për shkak të masave të dobëta të marra nga qeveria dhe forcat e policisë. Anëtarët e Parlamentit rekomanduan një aplikim sa më të mirë të ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi.

Gjithashtu, Anëtarët e Parlamentit shprehën shqetësimet e tyrenë lidhje me projektligjin kundër diskriminimit të Turqisë i cili vazhdon të përjashtojë orientimin seksual dhe identitetin gjinor. Qytetarët transgjinorë mbeten në mënyrë të veçantë viktima të dhunës fizike dhe vrasjeve.

Duke rekomanduar raportet, Ulrike Lunaçek, Anëtare e Parlamentit, Zv. Presidente e Grupit për të Drejtat LGBT dhe Raportuese e Kosovës shprehu mbështetje për arritjen e marrëveshjes së fundit midis Serbisë dhe Kosovës. Ajo shtoi: “Jal shumë e lumtur që të gjitha grupet politike mbështetën paraqitjen e të drejtave LGBT në të pesta raportet. Kolegë nga të gjitha spektret politike janë bashkuar në adrresimin e kësaj çështje tek fqinjët tanë në Europën Jug-Lindore, për tu thënë atyre se diversiteti dhe barazia janë vlerat e të gjithë Europës. Jam e bindur se në vitet në vazhdim do mund të hasim më shumë vizibilitet të personave LGBT.”

Dennis de Jong, Anëtar i Parlamentit dhe Zv. President i Grupit LGBT në Parlamentin Europian shtoi : ‘Mbetem i shqetësuar se çdo vit, Paradat e organizuara nga këtë rajon bien pre e kërcënimeve dhe dhunës fizike. Ne do të sigurohemi që sa më shumë anëtarë të Parlamentit Europian të shkojnë në sa më shumë Pride që të jetë e mundur në mbështetje të komuniteteve energjike LGBT në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi. 

Mbështetësit Dhe Partnerët