Personat LGBT në Shqipëri janë të palumtur

Indeksi e vendos Shqipërinë në vendin e 94-tërt nga 127

19 Maj 2015 - Ndërkohë që mediat publikojnë ato pak aktivitete publike dhe ndryshimesh ligjore e sociale në kuadër të mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të personave LGBTI, realiteti social e personave LGBT tregon diçka tjetër. Personat gay, biseksualë dhe trans në Shqipëri dhe botë u janë përgjigjur tre pyetjeve të portalit Planet Romeo: a) si ndihen meshkujt gay për perceptimet e shoqërisë mbi homoseksualitetin b) si ndihen meshkujt gay për trajtimin që marrin nga të tjerët dhe c) sa të kënaqur janë meshkujt gay me jetët e tyre dhe a e pranojnë veten?

Në anketim kanë marrë pjesë persona GBT nga 127 vende të botës. Ndërkohë që nga Shqipëria i janë përgjigjur këtij pyetësori 66 meshkuj gay, biseks dhe trans.

Në vendet e para renditen përkatësisht 1) Islanda 2) Norvegjia 3) Danimarka dhe 4) Suedia. Shqipëria ndërkohë renditet në vendin e 94-tërt me një nivel shumë të ulët kënaqësie. Ndër to, perceptimi më i keq është për mënyrën se si homoseksualizmi përjetohet në shoqëri. Përkrah Shqipërisë renditen vende si Mali i Zi, Moldavia, Jordania, Gjeorgjia etj.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor më mirë pozicionohet Kroacia (59) dhe më keq Kosova (116). Situata në këtë të fundit duket të jetë shumë më alarmante për komunitetin GBT. Afër renditjes me Kosovën javë vendet me legjislacionin më të keq dhe situatën më të rëndë për personat LGBTI në botë. Ky është edhe një nga paradokset më të mëdha përsa i takon Kosovës përderisa në aspektin ligjor mbetet një nga vendet më të përparuara të rajonit.

Nga të dhënat e tjera të indeksit del se mbi 13 milion persona GBT janë dëbuar nga shtëpitë e tyre, 22 milion nuk janë marrë në punë ose janë pushuar nga puna, 4 milion vuajtën dhunë serioze në vitin 2014, 7 milion njerëz jetojnë në martesa heteroseksuale, 66 milion njerëz nuk i kanë treguar asnjëherë të afërmve për orientimin e tyre seksual dhe 41 milion duan të largohen nga vendi i origjinës.  

Ndërkohë që gjetjet e anketimit janë bërë publike për të gjithë, në deklaratën zyrtare Planet Romeo sqaron se në Europë situata është më problematike në Ballkan dhe në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik. Një nga problemet kryesore duket të jetë mungesa e vullnetit politik për të ndryshuar perceptimet e shoqërisë pavarësisht gjetjeve të panumërta shkencore dhe sociale që vërtetojnë se homoseksualizmi nuk është sëmundje apo çrregullim mendor.

Indeksi i Lumturisë së personave Gay zbuloi gjithashtu se ka një korrelacion shumë të qartë midis nivelit të demokracisë së një vendi dhe respektit apo mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Mesa duket edhe Shqipëria nuk ka bërë përjashtim nga ky “rregull”.

Planet Romeo e mbyll me mesazhin se ata që propagandojnë urrejtje kundër minoriteteve sulmojnë të gjitha vlerat e njerëzimit. Aktet e tyre nuk janë shenjë e ndonjë moraliteti superior, por sjellje e dëshpëruar e një autokrati, të uritur për popullaritet. Në praktikë ata u mohojnë personave LGBTI të drejtat e tyre themelore duke detyruar miliona njerëz në të gjithë botën të jetojnë “në dollap”, të dhunohen, burgosen e vrihen.

Linku i plotë: https://www.planetromeo.com/lgbt/gay-happiness-index/

Mbështetësit Dhe Partnerët