PINK mer pjesë në Takimet e Pranverës 2015 pranë Bankës Botërore

21 Prill 2015 – Ambasada PINK / LGBT Pro nga Shqipëria mori pjesë ne Takimet e Pranverës 2015 në Washington DC, SHBA, në datat 14-17 Prill.  Takimet e Pranverës zhvillohen nga Grupi i Bankës Botërore (GBB) dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe ndiqen nga stafet e këtyre dy institucioneve, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, zyrtarë të qeverive të ndryshme, akademikë etj dhe zhvillohen për të shkembyer mendime dhe zhvilluar dialog mbi një numër të madh temash përfshi edhe atë LGBT.

Takimet u zhvilluan në formën e paneleve për sektoriët e pyjeve, dhunës kundër komunitetit trans, modele angazhimi në nivel kombëtar, modelet e huadhënies, sektori i energjisë, çështjet gjinore, kriza humanitare në Amerikën Qëndrore etc dhe në grupe më të vogla me zyrtarë të rëndësishëm të Bankës Botërore, FMN, qeverisë amerikane etj.

Ndër takimet me të veçanta ishte ajo e aktivistëve LGBTI me Znj. Nensi Pelosi një nga politikanet më të njohura në SHBA e cila në vitet 2007-2011 ka shërbyer si spikere e Konkresit Amerikan. Në takim me të përfaqësuesi i PINK, Z. Altin Hazizaj foli aktivisht jo vetëm për çështjen LGBTI në Shqipëri por edhe për sfidat e mëdha me të cilat përballet ky komunitet në shumë vende të botës. Në këtë takim si dhe të tjerat të zhvilluara në këto ditë Z. Hazizaj advokoi nevojën për rishikimin e masave mbrojtëse të Bankës Botërore sipas një modeli që garanton mbrojtjen efektive të personave LGBTI në nivel global në lidhje me çdo fushë ku Banka Botërore ofron mbështetjen e saj financiare dhe strategjike.

Deri tani Banka Botërore ka zhvilluar një dialog shumë produktiv me grupet e interesit përfshi edhe ato LGBT dhe ka mirëpritur propozimet që vijnë prej tyre. Takime të tjera u kryen edhe me përfaqësues të rëndësishëm të organizatave të shoqërisë civile në SHBA, kongres etj.

Puna advokuese me Bankën Botërore dhe partnerët e saj do të vijojë edhe në muajt në vazhdim dhe Ambasada PINK do të bashkëpunojë me organizatat e shoqërisë civile në SHBA dhe vende të tjera për të ndikuar pozitivisht në ndryshimin dhe përmirësimin e masave mbrojtëse të Bankës Botërore mbi orientimin seksual dhe identitetin gjinor.

Mbështetësit Dhe Partnerët